LAJMI I FUNDIT:

Komedianja amerikane, Michelle Wolf merr shembull Kosovën: Në 13 vite shtet kanë zgjedhur dy femra presidente

Komedianja amerikane, Michelle Wolf merr shembull Kosovën: Në 13 vite shtet kanë zgjedhur dy femra presidente
Foto: Screeshot/Twitter

Ditë më parë në Los Angeles është mbajtur festivali i komedive “Netflix Is A Joke”, ku emra të njohur të artistëve amerikan kanë prezantuar punën e tyre dhe kanë mbajtur fjalime.

Në mesin e tyre ishte edhe komedianja, producentja dhe prezantuesja e njohur, Michelle Wolf e cila u prezantua në shfaqjen “Bill Burr Presents: Friends Who Kill”.


Wolf gjata shfaqjes ka kritikuar hapësirën që iu është dhënë gjinisë femërore në qeverisjen amerikane dhe për atë se si Kamala Harris është femra e parë zëvendëspresidente e ShBA-ve.

Foto: Screeshot/Twitter

Michelle në fjalimin e saj ka marrë shembull Kosovën, që për 13 vite si shtet i pavarur tashmë ka patur dy femra presidente.

Foto: Atifete Jahjaga/Instagram

“Amerika është ndoshta vendi i fundit që ka femra në qeverisje, ajo madje nuk është as udhëheqëse, ajo mund të jetë vetëm nëse Biden fle më gjatë, Kosova është e pavarur prej 13 vitesh dhe deri tani kanë patur dy femra presidente”, ka thënë ndër tjera Wolf.

Foto: Vjosa Osmani/Instagram

Kujtojmë që femra e parë presidente në Kosovë u zgjodh Atifete Jahjaga e cila udhëhoqi shtetin nga viti 2011 deri në 2016, ndërsa aktualisht në krye të vendit është një tjetër femër, Vjosa Osmani nga prilli i vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori