LAJMI I FUNDIT:

Komandanti Walker: Paqeruajtësit amerikanë të gatshëm të parandalojnë dhunën në veri të Kosovës

Komandanti Walker: Paqeruajtësit amerikanë të gatshëm të parandalojnë dhunën në veri të Kosovës

“Trupat paqeruajtëse amerikane në Kosovë janë të pajisura mirë dhe të gatshme për të parandaluar dhunën në veri të vendit”. Kështu ka deklaruar komandanti i ushtarëve amerikanë nga Garda Kombëtare e Ushtrisë së Teksasit, Ross Walker në një intervistë për Reuters.

NATO ka përforcuar praninë e saj në Kosovë me 1 mijë trupa të tjera, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë ku mbet i vrarë polici Afrim Bunjaku.


Më shumë se 570 ushtarë amerikanë shërbejnë nën misionin e udhëhequr nga NATO, i cili në total ka rreth 4 mijë e 500 trupa të dislokuara.

“Ne jemi të përgatitur mirë, të trajnuar mirë dhe të pajisur për të reaguar ndaj çdo gjëje që mund të ndodhë këtu tani”, ka thënë kolonel Ross Walker, transmeton Telegrafi.

“Edhe pse jemi të gatshëm të reagojmë ndaj çdo gjëje, dëshira jonë është që gjithmonë t’i bëjmë gjërat fillimisht përmes një dialogu paqësor”.

Disa nga ushtarët amerikanë janë të vendosur në kampin Nothing Hill afër qytetit verior të Leposaviqit dhe rrugëve të patrullimit që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Ata i parkojnë kamionët e tyre të bardhë të paarmatosur afër kufirit me Serbinë dhe më pas ecin pranë hekurave metalike që deri vonë mbanin tabela që sinjalizonin vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ata patrullojnë në këmbë dhe mbajnë vetëm pistoleta, shenjë se gjërat kanë qenë të qeta kohët e fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori