LAJMI I FUNDIT:

Koloneli misterioz që barte çantën e Putinit me kodet e armëve bërthamore, qëllohet me armë në shtëpinë e tij – vëllai e gjeti të plagosur

Koloneli misterioz që barte çantën e Putinit me kodet e armëve bërthamore, qëllohet me armë në shtëpinë e tij – vëllai e gjeti të plagosur

Koloneli misterioz që tërë kohën barte çantën e presidentit rus Vladimir Putin brenda të cilët gjenden kodet e armëve bërthamore, është qëlluar me armë në shtëpinë e tij në afërsi të Moskës, shkruan Mirror.

Vadim Zimin, 53-vjeç, është gjetur me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në kuzhinën e shtëpisë së tij në Krasnogorsk në rajonin e Moskës, transmeton Telegrafi.


Ai është në gjendje kritike dhe është i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv. Për opinionin ai njihet si burri misterioz apo koloneli rus, që barte vazhdimisht çantën e presidentit rus që ka kodet për lansimin e armëve bërthamore.

Koloneli i pensionuar i Shërbimit Sekret rus i njohur si FSB, ka qenë i angazhuar ekskluzivisht për bartjen e çantës së Putinit që gjithmonë qëndronte pranë liderit rus.

Droni kamikaz i ushtrisë ukrainase i vërsulet rafinerisë së naftës ruse – objektivi ishte vetëm 150 kilometra larg vijës së frontit
Lexo po ashtu Droni kamikaz i ushtrisë ukrainase i vërsulet rafinerisë së naftës ruse – objektivi ishte vetëm 150 kilometra larg vijës së frontit

Këtë detyrë e kishte kryer edhe në kohën e ish-presidentit rus Boris Jelcin. Karrierën më pas e vazhdoi në Shërbimin Sekret, ku me ardhjen e Putinit në pushtet u rikthye me gradën e kolonelit që do të ruante çantën e kodeve të armëve bërthamore.

Në kohën e sulmit, gruaja e tij, punonjëse medicinale nuk ishte në shtëpi, pasi shëronte ushtarët e plagosur të Putinit në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Ukraina pretendon se ka kryer një sulm të fuqishëm në “Ishullin e Gjarprit”, thonë se i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse
Lexo po ashtu Ukraina pretendon se ka kryer një sulm të fuqishëm në “Ishullin e Gjarprit”, thonë se i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse

Ai akuzohej për mitmarrje pasi së fundmi kishte kaluar në shërbimin doganor, kurse për shkak të këtij veprimi ishte në arrest shtëpiak në momentin kur u sulmua.

Ishte pikërisht vëllai i tij që në ato momente gjendej në tualet, që e gjeti të plagosur. Në vendin ku është kryer sulmi është gjetur një revole e modelit Izh 79-9TM që duket se është përdorur për këtë sulm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Një gazetar që shkruante për korrupsionin vritet para dhjetëra dëshmitarëve – detaje dhe pamje të ngjarjes që tronditi Kolumbinë

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Nëse Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit rrezikon 'hapjen e kutisë së Pandorës'

Botë
NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

NASA tregon se çfarë ishte objekti misterioz që “çau çatinë e shtëpisë në Florida”

Amerika
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori