LAJMI I FUNDIT:

Klubi nga Arabia Saudite me ofertë për Ermal Krasniqi – ylli i Kosovës mund të luajë kundër Ronaldos dhe Benzemas sezonin e ardhshëm

Klubi nga Arabia Saudite me ofertë për Ermal Krasniqi – ylli i Kosovës mund të luajë kundër Ronaldos dhe Benzemas sezonin e ardhshëm

Në zyrat e klubit Cluj ka arritur një ofertë e madhe për Ermal Krasniqin nga klubi i Arabisë Saudite, Al Riyadh.

Sipas mediumit ‘ProSport’, Krasniqi mund të përfundojë në ligën e re të yjeve, nga Arabia Saudite, pasi klubi Al-Riyadh ka bërë ofertë në vlerë prej 5 milionë euro për 24 vjeçarin.


Mësohet se Cluj është i kënaqur me shumën e ofruar, por jo me mënyrën se si arabët duan të bëjnë pagesën.

Propozimi i tyre ka qenë që shuma të paguhet me disa këste, ndërsa drejtuesit e Cluj duan që paratë të paguhen në maksimum dy këste.

Bisedimet do të vazhdojnë këto ditë dhe ka mundësi që të gjendet një zgjidhje për ta çuar Krasniqin në skuadrën e sapograduar në ligën e parë të Arabinë Saudite.

Al-Riyadh po kërkon të nënshkruajë më shumë lojtarë nga Evropa pas promovimit dhe sjelljes së trajnerit të ri belg Yannick Ferreira, i cili ka një titull në Arabinë Saudite me Al-Shabab dhe një kupë belge me Standard Liege.

Ermal Krasniqi, gati për të kapur transferimin e karrierës së tij: CFR Cluj tashmë ka vendosur çmimin e tij
Lexo po ashtu Ermal Krasniqi, gati për të kapur transferimin e karrierës së tij: CFR Cluj tashmë ka vendosur çmimin e tij

Disa yje të futbollit evropian i janë bashkuar Cristiano Ronaldos këtë verë në ligë që synon të bëhet më popullor. Karim Benzema, N’Golo Kante, Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy dhe Marcelo Brozovic  janë disa nga emrat që nga Evropa kanë kaluar në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori