LAJMI I FUNDIT:

Klubi i karatesë Kastrioti korrë sukses në Kroaci, Denisa Shabani fiton medaljen e artë

Klubi i karatesë Kastrioti korrë sukses në Kroaci, Denisa Shabani fiton medaljen e artë

Klubi i karatesë nga Ferizaj, Kastrioti ka arritur suksese të kënaqshme në Kupën Botërore të mbajtur në Kroaci.

Sportistët kosovarë po vazhdojnë suksesin e tyre në garat evropiane dhe botërore, sidomos në sportet luftarake.


Denisa Shabani ka fituar medaljen e artë në Kupën Botërore për fëmijë në kategorinë U12 plus 40 kilogramë në kumite.

Denisa Shabani

Karateistja tjetër, Hana Shamolli ka përfunduar e pesta në kategorinë U12 deri në 35 kilogramë.

Sipas klubit ferizajas, garueset tona shpërfaqen bindshëm vendosmërinë dhe shkathtësinë e rrallë që kultivohet në klubin e karatesë me traditë 40 vjeçare. /Telegrafi/