Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk është i shqetësuar lidhur me thashethemet e një transferimi të Mohamed Salah te Real Madridi.

Salah është duke përjetuar një super sezon në vitin e tij të parë te Liverpooli që nga transferimi në verë nga Roma për një shifër rreth 40 milionë euro.


Ylli egjiptian është në prag të për t'u bërë lojtari i parë i Liverpoolit që ka shënuar 40 gola në një sezon që nga Ian Rush në vitet 1980.

Paraqitjet e tij superiore në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve kanë bërë që Salah të bëhet objektiv kryesor i skuadrave të mëdha evropiane.

Klopp Salah 1 Klopp është i dashuruar me futbollin e Salah (Getty Images)

Real Madridi është lidhur më së shumti me një lëvizje gjatë verës për sulmuesin egjiptian, i cili ka 39 gola deri më tani në të gjitha garat.

Por, trajneri i Liverpoolit, Klopp, ka thënë se nuk ka nevojë që mbështetësit të jenë të shqetësuar pas Salah ndihet mirë në Anfield.

"Unë e di se Mo [Salah] ndihet shumë rehat këtu", ka thënë fillimisht Klopp për prestigjiozen gjermane BILD.

"Ai e di se stili ynë i lojës i përshtatet atij shumë mirë. Kështu që unë nuk jam i shqetësuar për një transferim të tij", përfundoi gjermani. /Telegrafi/

telegrafi sport app