LAJMI I FUNDIT:

Klopp ka tre lojtarë në listën e dëshirave

Klopp ka tre lojtarë në listën e dëshirave
Jurgen Klopp (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Liverpooli është duke i kërkuar disa lojtarë për këtë afat kalimtar, por në mesin e tyre janë tre emra të mëdhenj.

‘The Reds’ janë një fitore larg triumfit të madh në Ligën e Kampionëve, pasi në finale do të përballen me Tottenham Hotspurin më 1 qershor në Madrid, ndërsa ky sezon ishte mahnitës për ta.


‘Të Kuqtë’ kanë ndërtuar një skuadër të fuqishme, duke arritur t’u bëjnë ballë milionave të Manchester Cityt, pasi që e humbën për një pikë titullin e Ligës Premier në sezonin që lamë pas. Skuadra angleze po i kërkon tre lojtarë për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ri, në mënyrë që ta fitojë ligën e Anglisë pas 30 vitesh.

Memphis Depay

Liverpoooli do të futet në këtë afat kalimtar për ta transferuar një sulmues, andaj Depay është në listën e tyre të transferimeve.

Holandezi ishte edhe më parë në Ligën Premier, ku ka luajtur për Manchester Unitedin, por nuk arriti ta tregonte veten, mirëpo po shkëlqen tani te Lyoni, duke arritur ta marrë vëmendjen e ‘The Reds’.

Memphis Depay (Foto: Getty Images/Guliver)

Nabil Fekir

Anësori tjetër i Lyonit  po kërkohet nga Liverpooli qe disa afate klaimtare. Fekir ishte shumë afër ta kompletonte transferimin në Anfield në verën e kaluar, mirëpo ‘Të Kuqtë’ në momentet e fundit tentuan ta ulnin çmimin, duke bërë që marrëveshja të dështonte.

Lyoni ka bërë me dije se janë të gatshëm ta shesin Nabil Fekirin në verë, mirëpo që tani kërkojnë 60 milionë euro, për dallim nga vera e kaluar kur kërkonin 80 milionë euro.

Nabil Fekir (Foto: Twitter/Nabil Fekir)

Marco Asensio

Një tjetër lojtar i kërkuar nga Liverpooli qe disa afate. Spanjolli ka treguar formë të lartë në tri sezonet e kaluar, mirëpo në këtë që lamë pas ishte në një formë të dobët.

Real Madridi thuhet se është i gatshëm ta shesë Asension, gjersa kërkon 120 milionë euro nga shitja e tij. Liverpooli është duke tentuar ta ulë çmimin në 100 milionë, duke u arsyetuar në minutazhin e vogël që ka luajtur spanjolli.

/Telegrafi/