LAJMI I FUNDIT:

Klopp flet për sezonin e vështirë të Nunez: Askush nuk mund të përshtatet me një ekip që nuk luan mirë

Klopp flet për sezonin e vështirë të Nunez: Askush nuk mund të përshtatet me një ekip që nuk luan mirë

Jurgen Klopp kishte shumë probleme me lëndimet e lojtarëve kryesorë dhe disa prej tyre nuk i dhanë skuadrës atë që pritej prej tyre.

Kjo vlen kryesisht për Darvin Nunez, i cili erdhi verën e kaluar nga Benfica për 80 milionë euro, të cilat mund të rriten në 100 milionë nëse plotësohen të gjitha bonuset.


Uruguaiani duhej të ishte lojtari që do të zëvendësonte Sadio Mane, por deri më tani nuk ia ka dalë. Nunez shënoi 15 gola dhe shtoi katër asistime në 42 ndeshje për Liverpoolin, por shpesh u kritikua për paraqitje të dobëta dhe humbjet e mëdha të rasteve.

Por Jurgen Klopp mbrojti lojtarin e tij para ndeshjes me Leicesterin, duke mos ia lënë atij plotësisht fajin për sezonin e keq që po kalon uruguaiani.

“Është normale që sulmuesit të humbasin rastet. Salah i humbet ato, Haaland huq dhe Darwini gjithashtu. 15 golat e tij janë të shifër e mirë, por imagjinoni sa do të kishte shënuar nëse ne si ekip do të kishim një sezon më të mirë dhe do të fitonim 70 ose 80 pikë”.

Klopp: Liverpooli është tërheqës për lojtarët edhe pa Ligë të Kampionëve
Lexo po ashtu Klopp: Liverpooli është tërheqës për lojtarët edhe pa Ligë të Kampionëve

“Salah shënoi më shumë se 40 gola në sezonin e tij më të mirë, por kjo ishte një periudhë në të cilën ne luajtëm shumë më mirë. Është e vështirë të presësh 20 ose më shumë gola nga një sulmues në një ekip që nuk funksionon. Atij i duhet kohë për t’u përshtatur dhe po me këtë nuk kam asnjë problem”.

“Kam folur shumë me të. Problemi i tij ishte edhe pengesa gjuhësore, të cilën e përjetoi edhe te Benfica, por gjithsesi më pak se në Angli. Jam i kënaqur me 15 golat e tij, ai ka edhe disa ndeshje të tjera dhe mund ta rrisë atë numër. Jam i bindur se do të na sjellë shumë në të ardhmen”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori