LAJMI I FUNDIT:

Klopp dëshiron të nënshkruajë ‘diamantin e pandalshëm’ si zëvendësues afatgjatë të Salah

Klopp dëshiron të nënshkruajë ‘diamantin e pandalshëm’ si zëvendësues afatgjatë të Salah

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tashmë ka identifikuar zëvendësuesin afatgjatë të Mohamed Salah te Reds.

Reklama

Salah shënoi dy gola në fitoren 6-1 të Reds ndaj Leeds të hënën në mbrëmje, teksa Liverpooli po kërkon një seri të vonshme fitoresh për të përfunduar brenda vendeve të Ligës së Kampionëve.

Fitorja i lë ata në vendin e tetë në tabelën e Ligës Premier dhe nëntë pikë prapa Newcastle të vendit të katërt, me tetë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Mohamed Salah thyen një tjetër rekord në Ligën Premier
Lexo po ashtu Mohamed Salah thyen një tjetër rekord në Ligën Premier

Edhe pse epilogu i sezonit nuk dihet, Klopp tashmë do të ketë gjysmë syri te afati kalimtar i transferimeve, pasi po planifikon një rinovim të madh të skuadrës këtë verë.

Trajneri i Liverpoolit thuhet se ka identifikuar pasardhësin e Salah në Anfield, duke shpikur një ‘diamant të pandalshëm’.

Sipas mediumit spanjoll El Mundo, Klopp e sheh sulmuesin anësor të Athletic Bilbaos, Nico Williams, si zëvendësuesin afatgjatë të Salah.

Njëra nga historitë më interesante në Kupën e Botës, vëllezërit e pandashëm Williams do të përfaqësojnë dy kombëtare në “Katar 2022”
Lexo po ashtu Njëra nga historitë më interesante në Kupën e Botës, vëllezërit e pandashëm Williams do të përfaqësojnë dy kombëtare në “Katar 2022”

Williams është përfolur për një lëvizje në Anfield për disa kohë, por Klopp mund të duhet të veprojë shpejt, me disa nga klubet elitare evropiane që dyshohet se janë të interesuara për 20-vjeçarin.

Spanjolli ka tetë gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat këtë sezon dhe u përshkrua si një ‘diamant i pandalshëm’ nga vëllai më i madh dhe shoku i klubit Inaki Williams. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës

Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës

Ligat tjera
Girona befasia e sezonit në La Liga, lider duke lënë mbrapa emra të mëdhenj

Girona befasia e sezonit në La Liga, lider duke lënë mbrapa emra të mëdhenj

La Liga
Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Premier League
Nedim Bajrami përkujdeset që t’i jap fund serisë pozitive të Interit në Serie A

Nedim Bajrami përkujdeset që t’i jap fund serisë pozitive të Interit në Serie A

Serie A
Romano flet për lajmin që i ndryshoi jetën: Vetëm Salihamidzic, Kahn dhe unë e dinim këtë

Romano flet për lajmin që i ndryshoi jetën: Vetëm Salihamidzic, Kahn dhe unë e dinim këtë

Bundesliga
Nedim Bajrami shënon gol të bukur kundër Interit

Nedim Bajrami shënon gol të bukur kundër Interit

Serie A
Kalo në kategori