LAJMI I FUNDIT:

Klinë, merret vendim për ndarjen e 90 mijë eurove për pako ushqimore dhe higjienike

Klinë, merret vendim për ndarjen e 90 mijë eurove për pako ushqimore dhe higjienike

Kuvendi Komunal i Klinës në një seancë të mbajtur online, ka marrë vendim për ndarjen e 90 mijë eurove për pako ushqimore dhe higjienike.

Kërkesa ka ardhur nga PDK në Klinë dhe është përkrahur edhe nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.


PDK në Klinë nëpërmjet një komunikate thotë se prej më shumë se tetë javësh Klina është në izolim prej situatës së rëndë nga coronavirusi.

“Duke bërë që ankthi dhe pasiguria të jenë prezentë në shtëpitë e të gjithëve. Por, COVID-19 nuk është vetëm krizë shëndetësore, është gjithashtu krizë financiare. Janë të shumta në numër familjet që po vuajnë këto dy kriza. Qytetarët e Komunës së Klinës të cilët qëndrojnë të izoluar në shtëpi për shkak të coronavirusit, kërcënohen nga një krizë serioze ekonomike. Kjo situatë së tepërmi ka rënduar familjet në nevojë të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së, familjet e personave të zhdukur gjatë luftës, si dhe një kategori tjetër e cila nuk përfiton nga asnjë lloj skeme sociale. Këto kategori janë ata të cilët janë duke vuajtur së tepërmi pasojat nga COVID-19.”

“Prandaj, edhe vëmendja e PDK-së, Dega në Klinë, kryetarit, Sokol Bashota, për këto kategori është shumë e madhe. Duke e konsideruar detyrim njerëzor, Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, përmes anëtarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës dhe dy anëtarëve nga subjekte të tjera politike, bëri kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me një pikë të vetme të Rendit të Ditës: Propozim-vendimin për ndarje dhe transfer të mjeteve në shumën prej 90,000.00 euro, me qëllim të ndihmës ekonomike të familjeve në nevojë”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, ka falënderuar anëtarët e Kuvendit të Komunës së Klinës për mbështetje të këtij propozimi dhe votimin e tij në seancën e mbajtur “online”.

“Urojmë dhe shpresojmë që me këtë pako financiare t’ua lehtësojmë sado pak vuajtjen këtyre familjeve të izoluara dhe në pamundësi ekonomike, në Komunë e Klinës. Kjo iniciativë e PDK-së në Klinë, nuk është e para dhe nuk do të jetë përpjekja e fundit për të qenë pranë qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori