LAJMI I FUNDIT:

Kjo është jeta e vërtetë e Gylserenit (Foto)

Kjo është jeta e vërtetë e Gylserenit (Foto)

Një ndër personazhet kryesorë në serialin “Fate të kryqëzuara” duket se më në fund ka gjetur dashurinë, pas shumë dështimesh në këtë aspekt. Ndarjet e herëpashershme kanë ndikuar edhe në karrierën e saj, por Gylseren tashmë po shijon suksesin.

Aktorja turke Nurgul Yesilçay, e cila u bë e famshme në shumë vende të botës me serialin “Fatetë kryqëzuara”, është një ndër aktoret më të përfolura në Turqi. Për 39-vjeçaren, vitin e fundit ka pasur mjaft aludime edhe sa i përket jetës personale.

Pas një lidhjeje me producentin e njohur turk, Selim Kemahli, nga 2002-2003, aktorja pati një martesë 6-vjeçare me aktorin dhe producentin Cem Ozer, (2004 –2010), e cila përfundoi me divorc. Dhe pas këtij momenti, Nurgul nuk i pati aq të suksesshme lidhjet e mëtejshme.


Në vitin 2011, Gylseren provoi një marrëdhënie disa mujore me Mithatcan Ozer dhe pas saj, një lidhje 2-vjeçare me Tolga Karacelik, e cila po ashtu nuk përfundoi mirë. Që nga janari i këtij viti, Nurgul Yesilçay është me Ozgur Inal. Çifti kanë pasur më parë lidhje për 11 muaj, derisa kanë dalë publikisht janarin e këtij viti.

Sipas mediave turke, Nurgul është një nga aktoret që shquhet për karakterin e vështirë. Një ndër arsyet mendohet të jetë edhe teatri, nga skena e të cilit ajo është bërë mjaft e populluar në Turqi. Por luhatjet dhe dështimet në dashuri janë po ashtu tregues i një çekuilibri personal, i cili më vonë ka ndikuar edhe në profesionin e saj dhe në marrëdhëniet me kolegët. /Telegrafi/

gylserengylseren 2gylseren 3

Në trend Magazina

Më shumë
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
“O Çim, Egla është beqare

“O Çim, Egla është beqare", Juli shkakton të qeshura derisa ngacmon banorin e ri

Magazina
Kalo në kategori