LAJMI I FUNDIT:

Kjo është gruaja që ka punën më të vështirë: Ta mësojë Trumpin si të sillet me femrat!

Kjo është gruaja që ka punën më të vështirë: Ta mësojë Trumpin si të sillet me femrat!

Shefja e fushatës së Donald Trumpit, Kellyanne Conway, është angazhuar që ta mësojë atë si të sillet në raport me femrat.

Për incizimin e para një jave, e cila kandidatin republikan e paraqet si seksist, Conway nuk mund të bëjë asgjë, ajo është bërë në vitin 2005. Në komentin e saj për videon në CNN, ka pranuar se fjalët e tij kanë qenë fyese dhe agresive, por ajo e pranon ndjesën e tij. Ajo është shpesh vetëm për vetëm me Trumpin dhe ai është gjithnjë i sjellshëm dhe një xhentëlmen.


Me angazhimin e Kellyanne në gusht si këshilltarja kryesore e kandidatit për postin e Shtëpisë së Bardhë, ra posaçërisht në sy libri i saj që e ka shkruar në vitin 2005. Në librin me titull “What Women Really Want” (“Çfarë duan gratë në të vërtetë”), 49-vjeçarja bashkë me strategen demokrate, Celinda Lake, deklarojnë që që e ardhmja e Amerikës është femra. Gratë janë duke i fshirë pa bujë vijat ndarëse të politikës ndërmjet rasave, klasave dhe feve, thuhet në kopertinë. Falë sjelljes ndryshe të grave për t’i arritur qëllimet e tyre, po përmirësohet jeta e të gjithëve në Amerikë, raporton DialogPlus.

Ajo nuk mund të bëjë asgjë për incizimin e bërë në vitin 2005.
Ajo nuk mund të bëjë asgjë për incizimin e bërë në vitin 2005.

Nuk është vetëm titulli që të kujton në filmin e suksesshëm të vitit 2000 “What Women Want”, ku Mel Gibson luan një shovinist të parefuzueshëm si një kuptues i grave, të cilit befas i lind aftësia t’i dëgjojë mendimet më intime të tyre. Një notë ironike në këtë fushatë merr profecia e autores, se marshi i grave nuk ndalon – Conway duhet ta luftojë në krah të Trumpit mu pretendenten e parë grua për postin më të lartë të Amerikës, Hillary Clintonin.

Ajo e di pra se çfarë duan gratë. Themeluesja dhe shefja ekzekutive e ‘Polling Company’, një ndërmarrje që bën hulumtime të opinionit, këtë e lexon edhe në hulumtimet e saja. Conway i këshillon republikanët qe 30 vite, se si mund të fitojnë votuese gra. Ajo ka punuar për Neët Gingrich, për kandidatin për zëvendëspresident Mike Pence, si edhe në ekipin e Ted Cruzit. Ajo e di që temat si shtatzënia, aborti apo për çka shpenzojnë më së shumti gratë nuk duhet të nënçmohen. Por që ajo nuk i ka gjithmonë nën kontroll klientët e saj tregon rasti i konservativit Todd Akinit, i cili më 2012 kandidonte për në Senat. Ai e irritoi opinionin me një deklaratë lidhur me abortin i pyetur pas një rasti përdhunimi. Pas një “përdhunimi legjitim”, trupi femëror ka mundësinë ta pamundësojë shtatzëninë.

Conway, specialistja e anketave ka shkollimin më të mirë. Në kolegj ajo kishte suksesin “magna cum laude”, ndërsa ka doktoruar për drejtësi në Universitetin e George Washingtonit. Nëna e tre fëmijëve, e martuar me avokatin nga New Yorku, George T. Conway III, që në fillim ishte e rrethuar nga gratë. Ajo u rrit me nënën, gjyshen dhe dy teze beqare në Atco të New Jerseyt. “Më kanë rritur katër gra katolike italiane”, ka rrëfyer ajo në të kaluarën.

Conway është ndër më të mirat në punën e saj, por me Trump është vështirë.
Conway është ndër më të mirat në punën e saj, por me Trump është vështirë.

Më tepër se gdhendjen e stilit të komunikimit të tij, Trumpit tani i duhet përkrahja e saj morale. Kur pas zemërimit që kishte zgjuar videoja seksiste, ai u tërhoq në Kullën Trump, ndërsa ajo e përcolli atë në avenynë e pestë që të notonte në një turmë fansash. Ajo e mbron atë në çdo paraqitje televizive. Kur pyetet për këtë armiqësi ndaj grave, ajo i shmanget përgjigjes ose i drejton heshtat nga Hillary, si e pasinqertë dhe gënjeshtare. Ajo i afirmon vlerat e saj morale, si nënë shembullore, raporton KS, transmeton JavaNews.

Çfarë ka arritur ajo deri më tani? Ndikimi i saj mendohet të jetë i vogël, Trumpi i mbetet besnik vetes së tij. Edhe teoria e saj që gratë të cilat në rini janë liberale më pas bëhen republikane, sepse martesa, hipoteka dhe depozitat i bëjnë ato konservative, po minohet nga shefi i saj.

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

E shpallën të vdekur në TikTok, reagon Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Magazina
Erjola

Erjola "shpërthen" në lot: Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe më dëgjonte kur ish-partneri më dhunonte

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Adelina Thaçi publikon pamje nga aksidenti ku u lënduan gjashtë persona në Prishtinë: Isha aty afër, mbeta e shtangur me atë që pashë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori