LAJMI I FUNDIT:

Kjo është befasia e Bubulinës për Teutën (Foto)

Kjo është befasia e Bubulinës për Teutën (Foto)

Ish-këngëtarja Bubulina Krasniqi e cila braktisi vite më parë muzikën, prapë se prapë mbahet mend nga publiku jo vetëm për këngët e saj, por edhe si motra e aktores Teuta Krasniqi.

E kur jemi tek kjo e fundit, pa dyshim që Teuta është një nga emrat më të lakuar në media. Së fundmi bujë të madhe bëri edhe shtatzënia e saj e dytë, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj Adonisi presin një vajzë.


Teuta i përgjigjet pyetjeve për të ardhurat mujore, marrëdhënien me Adonisin, emrin e vajzës, armiqtë dhe tradhtinë (Video)
Lexo po ashtu Teuta i përgjigjet pyetjeve për të ardhurat mujore, marrëdhënien me Adonisin, emrin e vajzës, armiqtë dhe tradhtinë (Video)

Teuta ka treguar së fundmi përmes një fotoje të publikuar në Instagram se është surprizuar shumë nga motra e saj, Bubulina e cila kishte organizuar një festë surprizë për “princeshën” e cila pritet të lind së shpejti.

Teuta ka felendruar në postimin e saj të gjithë ata që u kujdesën për këtë surprizë kaq të bukur. /Telegrafi/