Zbulohet arsyeja se përse Callum Turner nuk erdhi në Sunny Hill Festival këtë vit

Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival mblodhi në Prishtinë mijëra adhurues të muzikës dhe emra të njohur ndërkombëtarë, me Dua Lipën në qendër të vëmendjes.
Megjithatë, shumë fansa vunë re mungesën e partnerit të saj, aktorit britanik Callum Turner.
Ndryshe nga viti i kaluar, kur Turner ishte i pranishëm në festival dhe kaloi kohë me këngëtaren gjatë qëndrimit në Kosovë, këtë herë ai nuk arriti t'i bashkohej asaj.
Shkaku i mungesës lidhet me angazhimet e tij profesionale.
Aktori ndodhej në New York, ku ka nisur promovimin e filmit të ri romantik "One Night Only", në të cilin interpreton rolin kryesor së bashku me Monica Barbaro.
Me premierën e filmit që afrohet më 7 gusht, Turner është përfshirë në një seri aktivitetesh promovuese, përfshirë intervista, takime me fansa dhe paraqitje publike në Shtetet e Bashkuara.
Derisa Dua elektrizonte skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë, Callum po përmbushte detyrimet e tij profesionale në ShBA, duke bërë që çifti këtë vit ta kalonte festivalin në dy anë të ndryshme të botës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com




















































