Eva Longoria ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të saj verore në Spanjë, ku aktorja amerikane u shfaq duke shijuar një ditë relaksi në plazhet e Marbella-s.

Ylli i serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”, 51 vjeçe, u fotografua me një kostum banje bardhë e zi me printim gjarpri, duke ekspozuar fizikun e saj të tonifikuar, shkruan DailyMail.


Ajo e kompletoi pamjen me një gjerdan të artë dhe një varëse elegante, ndërsa zgjodhi një stil natyral pa grim dhe me syze dielli.

Gjatë ditës në bregdet, Longoria u pa duke notuar në det dhe duke pushuar në shezlong, duke shijuar rrezet e diellit në atmosferën e qetë të rivierës spanjolle.

Aktorja është zhvendosur prej disa vitesh mes Spanjës dhe Meksikës me bashkëshortin e saj José Bastón dhe djalin e tyre Sebastian.

Ajo ka treguar shpesh lidhjen e veçantë me Spanjën, një vend që e ka vizituar për më shumë se dy dekada dhe që e ka frymëzuar edhe për projektin e saj televiziv “Në kërkim të Spanjës”.

Longoria, e cila ka prejardhje spanjolle, ka folur më herët për dashurinë e saj ndaj kulturës, kuzhinës dhe traditave të vendit, ndërsa vazhdon ta ndajë kohën mes angazhimeve profesionale dhe jetës familjare. /Telegrafi/