Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit, NBA.

Golden State Warriors ka shënuar edhe fitoren e 60 në këtë sezon pasi ka mposhtur New Orleans Pelicans me rezultat 125: 107.

Por, ‘Luftëtarët’ ende po ndjekin rekordin e Chicago Bulls të kohës së Michael Jordan, ku kishin regjistruar 72 fitore dhe dhjetë humbje në vitet 1995/96, raporton Telegrafi.

Stephen Curry në ditëlindjen e tij të 28-të shënoi 27 pikë dhe kishte pesë kërcime dhe po aq asistime.

Basketbollisti më i mirë aktual në botë u ndihmua nga Klay Thompson me 18 pikë dhe Draimond Green, i cili realizoi 14 pikë.

Anthony Davis dhe Tony Douglas ishin më efikas në radhët Pelicans, ku secili shënoi 22 pikë ndërsa Ryan Anderson shtoi 19 sosh.

Kjo ishte njëherazi edhe fitorja e 60-të e kampionit të NBA-së, kundrejt vetëm gjashtë humbjesh.

Rezultatet
Utah Jazz – Cleveland Cavaliers 94:85
Phoenix Suns – Minnesota Timberwolves 107: 104
Charlotte Hornets – Dallas Mavericks 96:107
Miami Heat – Denver Nuggets 124:119
Toronto Raptors – Chicago Bulls 107:109
Houston Rockets – Memphis Grizzlies 130:81
Oklahoma City Thunder – Portland Trail Blazers 128:94
Washington Wizards – Detroit Pistons 124:81. /Telegrafi/