LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian vë në pah fizikun atraktiv në pozat e reja

Kim Kardashian vë në pah fizikun atraktiv në pozat e reja

Kim Kardashian tregoi belin e saj gjithnjë e më të tonifikuar të premten teksa doli në Malibu.

Ylli televiziv, 42 vjeçe, ishte bashkë me vajzën e saj nëntëvjeçare North ëest dhe disa nga miqtë për darkë në vendin e famshëm Nobu.


Ajo doli nga makina luksoze me një triko të bardhë të thjesht, një palë pantallona me nuanca të kuqe e të zezë.

Foto: Backgrid

Themeluesja e “Skims” flokët i kishte kapur nga mbrapa, mbante një palë syze dielli si dhe kishte vënë pak grim.

Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

North ndërkaq mbante një triko të gjerë me imazhin e Tupac, një palë atlete të bardha dhe një shirit në kokë.

Foto: Backgrid

Dyshes nënë-bijë iu bashkua edhe shoqja e ngushtë e Kim, Tracy Romulus.

Kim pak ditë më parë gjatë një interviste zbuloi se sa e vështirë është për të si një nënë beqare.

Foto: Backgrid

Ajo është ndarë tashmë nga partneri i saj, Kanye West, me të cilin ndan katër fëmijë: North, Chicago, Saint dhe Psalm. /Telegrafi/