Kim Kardashian ka angazhuar avokatë në një përpjekje për të ndaluar publikimin e një filmi tjetër seksual.
Ylli televiziv ka frikë se ish i dashuri Ray J – i cili u shfaq me të në videon e saj famëkeqe të xhiruar gati 20 vjet më parë – ka në plan të bëjë miliona duke publikuar regjistrime të tjera intime.
Kim, 41 vjeçe, ka shpenzuar tashmë qindra mijëra dollarë duke punësuar një ekip avokatësh për ta mbyllur atë. Dhe ajo është e vendosur të mbrojë familjen e saj “me çdo kusht”.
“Kim e di që Ray J ka bërë video-kaseta të tjera së bashku. Disa nga pamjet do të jenë tepër intime. Ajo u ka thënë avokatëve, kjo do të ndodh përsëri vetëm përmbi trupin tim të vdekur”, ka deklaruar një burim.
Video-kaseta e parë kërcënoi të shkatërronte karrierën e Kim-it para se të fillonte vërtet, por në fund e ndihmoi atë ta gjente famë përmes saj, shkruan The Sun.
Ajo dhe reperi dhe aktori Ray J ishin 22 vjeç kur u realizua filmi intim.
Ajo ishte ende relativisht e panjohur kur u publikua në mars 2007 nga Vivid Entertainment nën titullin “Kim Kardashian: Superstar”.
Ajo ishte shfaqur si stiliste e Paris Hilton në “The Simple Life”, por njihej më mirë si vajza e avokatit të OJ Simpson, Robert Kardashian.
Por disa muaj më vonë, falë aftësive të biznesit të nënës së saj, Kris Jenner, “Keeping Up With The Kardashians” debutoi në ekranet televizive.
Pavarësisht veprimit të prindërve të saj, kaseta u përhap në internet.
Kevin Blatt – i cili kishte ndihmuar në publikimin e kasetës seksuale të Paris Hilton me lojtarin e pokerit Rick Salomon, “One Night In Paris” – pohoi në një intervistë ekskluzive me The Sun se atij iu ofrua mundësia për të blerë kasetën nga Ray J në 2006.
Blatt, tani 53 vjeç, tha se nuk ishte në dijeni se kush ishte Ray J, por ra dakord për një takim.
Ray J i tha atij se ata e filmuan video-kasetën gjatë pushimeve në Cabo të Meksikës, në ditëlindjen e Kim.
Por Blatt tha se nuk dëgjoi më kurrë nga Ray J dhe në fund videoja 41-minutëshe iu dha nga një palë e tretë për Vivid Entertainment.
Kim ngriti një padi kundër Vivid menjëherë pas saj, duke e akuzuar atë për publikimin e kasetës pa leje.
Ajo e hoqi dorë nga padia pasi krijuesi i “Girls Gone Wild” dhe miku i familjes Joe Francis e ndihmoi atë të fitonte 5 milionë dollarë (4.5 milionë euro) për shpërndarjen e saj.
Kim tani është e dëshpëruar për të mbrojtur katër fëmijët e saj, të moshës dy deri në tetë.
Ajo ka përfunduar divorcin nga reperi Kanye West, 44 vjeç dhe tani është në lidhje me aktorin dhe komedianin Pete Davidson, 28 vjeç. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa
Hatërmbetje me Gracianon, Erjola: Ishte një ndër situatat më të hidhura në Big Brother
"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit