Kim Kardashian e fajëson ish-burri i saj Kanye West për ndarjen e saj nga Odell Beckham Jr – dhe frikësohet se do të ketë vështirësi të gjejë dashurinë përsëri. Ylli 43-vjeçar dhe atleti 31-vjeçar e kanë mbyllur romancën e tyre pas gjashtë muajsh së bashku.
Tani, burimet thonë se Kim është e shqetësuar se jeta e saj – veçanërisht pjesa që Kanye është ende një pjesë e madhe e saj – do t’i largojë njerëzit pasi romancës së fundit i erdhi fundi.
Një burim pranë Kimit tha për The Sun: “Ajo është e trishtuar, sigurisht, sepse ndihet sikur Kanye ka kthyer jetën e tij – dhe të sajën – në një cirk. Është çmenduri tani – çdo ditë Bianca del me një veshje të re të jashtëzakonshme, dhe të gjithë po flasin për të”.
“Unë thjesht mendoj se Odell nuk ishte gati të merrej me dramën dhe të bëhej shënjestër e ndonjë prej shpërthimeve të Kanyet”, shtoi burimi.
I njëjti burim shtoi “Ishin vërtet të interesuar për njëri-tjetrin, por në një pikë, thjesht nuk dukej se ja vlejti. Kim e fajëson sjelljen e Kanyet për këtë – po pyet veten nëse do të gjejë ndonjëherë dikë që mund të merret me ish-të dashurin e saj”.
Kim dhe Odell filluan të takoheshin në shtator dhe u panë të afërt në festën ‘Vanity Fair’ pas ceremonisë “Oscars” më 11 mars. Ata u panë së bashku për herë të parë në ‘Super Bowl’ në Las Vegas në shkurt. Por sipas raportimeve, tani ata kanë ndërprerë marrëdhënien. Kim ishte më parë e martuar me Kanye Westin nga viti 2014 deri në vitin 2021.
Që atëherë, Kanye, i cili ka ribërë martesën, ka qenë në lajmet e ditës shumë herë. Ai më parë i ka vështirësuar gjërat për Kimin kur ajo fillimisht kaloi tutje – dhe ka qenë në lidhje me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson, për nëntë muaj. Gjatë romancës së tyre, Kanye e ka kërcënuar furishëm dhe e ka akuzuar aktorin se po përpiqet të “shkatërrojë” familjen e tij.
Muzikanti – i cili ka katër fëmijë me Kimin – madje “ka rrëmbyer dhe ka prerë kokën” e Pete në videoklipin e animuar të këngës së tij “Eazy”. Pete përfundoi duke marrë terapi për traumën, me një burim që tha: “Vëmendja dhe negativiteti që vjen nga Kanye dhe sjelljet e tij janë një shkak për Peten, dhe ai ka pasur nevojë të kërkojë ndihmë psikike”.
Burimi gjithashtu tha se Pete “nuk ka pendesa për takimin me Kimin dhe dëshiron të ketë kontakt me të”.
Kim frikësohet se sjelljet e ish-bashkëshortit të saj Kanye po ndikojnë në marrëdhëniet e saj. Kim ka qenë në një lidhje të shkurtër me Pete Davidson, por Kanye ia ka bërë shumë të vështirë për të. Kanye arrin të bëhet çdo ditë top lajm me gruan e tij Bianca Censori, për shkak se ajo shfaqet me veshje të çuditshme në çdo paraqitje të tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”
Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar
Kori Siparantum me sukses të jashtëzakonshëm – zë vendin e parë në “European Festival for Young People” në Belgjikë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin
Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur