LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian është e lumtur që e dashura e re e Kanye West është fanse e saj

Kim Kardashian është e lumtur që e dashura e re e Kanye West është fanse e saj

E dashura e re e Kanye West, Julia Fox është fanse e Kim Kardashian dhe kjo yllit televiziv i duket lajkatare më shumë sesa negativ.

Burimet thonë se themeluesja e Skims është e kënaqur që ish-burri i saj, Kanye West, zgjodhi për të dashur një fanse në vend të një kritike.


“Ajo e vlerëson që Julia e admiron atë dhe familjen e saj – dhe do ta preferonte më mirë këtë në vend të dikujt që i urren”, tha një burim për Page Six.

Foto: Getty Images

Fox – e dashura e re e West, e cila luajti në filmin e suksesshëm indie, “Uncut Gems” – e ka përshkruar veten si një “superfanse” të klanit Kardashian në episodet e kaluara të podcast-it të saj “Forbidden Fruits”, duke thënë madje: “Unë doja që ata të ishin familja ime.”

Por Fox e minimizoi admirimin e saj për familjen e realitetit televiziv në një episod të ri të podcast-it të lansuar të enjten.

“Unë nuk jam si një fans që qëndroj në radhë në të ftohtë, për shembull, për një hapje dyqani. Unë madje nuk kam as një komplet buzëkuqesh nga Kylie Jenner”, ajo tha.

Ndërkohë, burimet na thanë se Kardashian është në dijeni, por e patrazuar nga muhabetet që krahasojnë Fox-in me të.

Foto: SplashNews.com

“Kim nuk shqetësohet nga mënyra se si Kanye po i afrohet Julias me rimodelime, rroba, duke veshur me të njëjtat stilistë – apo edhe krahasime”, tha një burim tjetër.

Kardashian ende nuk ka komentuar zyrtarisht për situatën e re të West dhe Fox, por burime të shumta afër saj deklaruan se ajo është e lumtur për ta dhe mbështet zgjedhjen e tij për takim.

“Kim pëlqen ta shohë Kanye-n të lumtur dhe dëshiron vetëm gjëra pozitive për të, sepse kjo është më e mira për fëmijët e tyre dhe marrëdhëniet e tyre si prindër”, tha një burimi.

Ndërkohë, Kim tashmë prej kohësh po shijon romancën me Pete Davidson. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori