Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej kohësh, këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka publikuar bashkëpunimin e radhës me reperin gjerman Samra.

“Lila” titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit RnB dhe hip-hop.


Muzika dhe ‘beat’-i janë punuar nga Mixey dhe Apollo, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur Nuk dhe Samra.

kida 175736355 211776400332999 9030875578957887884 n

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer pak javë më parë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në klip, Kida vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe të veçantë, ndërsa vë në pah linjat e tonifikuara të trupit.

Ky është projekti i parë muzikor i këngëtares shqiptare për këtë vit, pas suksesit me këngën e parafundit “Drunk”, të cilën e solli në dhjetorin e vitit të kaluar. /Telegrafi/