LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian akuzohet për përdorim të ‘photoshop’-it, fajëson ekipin e saj

Khloe Kardashian akuzohet për përdorim të ‘photoshop’-it, fajëson ekipin e saj

Khloe Kardashian së fundmi mori sërish vëmendje pasi dyshohet se postoi një foto e veshur me një kostume të zezë që tregonte linjat e saj. Megjithatë, fansat me sy shqiponjë vunë re se beli i saj dukej më i vogël se zakonisht.

U tha se në fotografitë – e cila është bërë në dhomën e saj të mrekullueshme të hotelit gjatë Javës së Modës në Paris – ishte përdorur ‘photoshop’ sepse muret rreth trupit të themelueses “Good American” ishin shtrembëruar. Për më tepër, krahu dhe shpatulla e saj dukeshin në disproporcion me pjesën tjetër të trupit.


Por, Khloe ishte e shpejt për të reaguar ndaj këtyre pretendimeve duke e mohuar se kishte postuar ndonjëherë foton pasi ajo u bë virale në Twitter.

“Nuk e kam postuar asnjëherë këtë foto. Ndoshta ekipi im i glam-it e bëri, por unë nuk e bëra” , shkroi ajo në Twitter të martën mbrëma (4 tetor).

Ajo vazhdoi në një postim të dytë në Twitter: “Prisni nuk po them që ekipi im i glam-it e bëri këtë thjesht po them se unë nuk e postova këtë foto në faqen time, njerëz janë kaq të çuditshme”.

Kjo nuk është hera e parë që Khloe – ose anëtarë të tjerë të familjes së saj të famshme – janë kapur duke përdorur ‘photoshop’ në fotot e tyre.

Në pranverën e vitit 2021, ekipi i Khloe punoi jashtë orarit për të pastruar nga interneti një imazh të nënës së dy fëmijëve, pasi ishte shpërndarë pa miratimin e saj.

Imazhi tregonte yllin televiziv duke pozuar hapur pranë pishinës me bikini leopardi. Megjithatë, ajo dukej se ishte realizuar kur ajo ishte më e re në moshë, pasi i mungonte ndonjë nga modifikimet dhe përmirësimet që njerëzit ishin mësuar të shihnin në rrjetet e saj sociale.

Ndërsa ekipi i Khloe e quajti imazhin viral “të bukur”, ata gjithashtu thanë se ishte i paautorizuar dhe kërcënuan me veprime ligjore kundër njerëzve që e postuan atë.

Jo vetëm që ylli është akuzuar për përdorim të ‘photoshop’-it në trupin e saj, por në prill, ajo pranoi se e kishte përdoru në një rast për vajzën e saj 5-vjeçare, True.

Khloe Kardashian mëson se pësoi 'traumë truri' nga skandali i tradhtisë së Tristan Thompsonit
Lexo po ashtu Khloe Kardashian mëson se pësoi 'traumë truri' nga skandali i tradhtisë së Tristan Thompsonit

Në foto, ajo vendosi me ‘photoshop’ vajzën e saj në fotot e vjetra të Disneyland me vajzën e Kim Kardashian, Chicago, pasi një video u bë virale që tregonte mospërputhjet brenda imazheve.

Megjithatë, Kim më vonë zbuloi se ajo ishte organizatorja e planit pasi në fotografinë origjinale shihej vajza e Kylie Jenner, Stormi, dhe themeluesja e “Kylie Cosmetics” nuk donte të postohej në internet në atë kohë.

“Në fotot origjinale të Disneyland ishte Stormi! Sidoqoftë, e pyeta Kylie nëse mund t’i postoja ato dhe ajo tha se nuk po ndihej sikur duhej ta postonte në moment dhe kështu e respektoj atë!”, zbuloi themeluesja e “Skims” në Instagram. /Telegrafi/