0Shares

Khabib Nurmagomedov ka thënë se do të tërhiqet nga UFC-ja nëse pjesëtari i ekipit të tij, Zubaira Tukhugov, sanksionohet për goditjen ndaj Conor McGregorit, pas duelit të të shtunës.

Skena kaotike ndodhën në T-Mobile Arena në Las Vegas, pasi ylli nga Dagestani e mbrojti titullin në kuadër të UFC 229.

Pas përfundimit të duelit, Khabib doli nga kafazi duke e sulmuar anëtarin e ekipit të irlandezit, Dillon Danis, ndërkohë që anëtarët e ekipit të tij e sulmuan McGregorin brenda tetëkëndëshit.

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë se Tukhugov dhe Islam Makhachev nuk do të marrin pjesë kurrë më në këtë garë.

Në një deklaratë të gjatë të publikuar në Instagram, Nurmagomedov ka reaguar ndaj pohimeve të kreut të UFC-së duke thënë se do të tërhiqet nga ky sport në rast se dënohen “dy vëllezërit e tij”.

“Pse nuk e shkarkuar askënd kur ekipi i tyre e sulmoi autobusin dhe lëndoi disa njerëz? Ata kanë mundur ta vrasin dikë atje, pse askush nuk thotë asgjë për ofendimet nga atdheut tim, religjionit, kombit, familjes?”.

“Pse duhet ta dënoni ekipin tim, kur të dyja ekipet janë përleshur. Nëse thoni se unë e fillova, nuk pajtohem me këtë, sepse unë e përfundova atë që ai e nisi”.

Lajmet për duelin Khabib v McGregor Lajmet për duelin Khabib v McGregor

“Nëse mendoni se do të shuaj, atëherë po gaboni. E anuluar duelin e Zubairas dhe dëshironi ta largoni vetëm pse e ka goditur Conorin. Por, mos harroni se ishte Conori që e goditi i pari vëllanë tim tjetër, vetëm kontrollojeni videon”.

“Nëse vendosni ta shkarkoni atë, duhet ta dini se do të më humbni edhe mua. Ne nuk heqim dorë nga vëllezërit në Rusi dhe unë do t’i shkoj deri në fund për vëllanë tim. Nëse vendosni ta largoni, mos harroni të ma dërgoni kontratën e shfuqizuar, përndryshe do ta shfuqizoj vet”.

Islam Makhachev (Photo by Mike Lawrie/Getty Images/Guliver)

“Edhe një gjë, mund t’i mbani paratë e mia që i keni bllokuar. Jenë përplot me to, shpresoj të mos ju mbeten në fyt. Ne e kemi mbrojtur nderin tonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. E kemi në plan t’i shkojmë deri në fund”, ka thënë Khabib.

Xhirimet kanë treguar se irlandezi ishte i pari që e goditi Makhachevin brenda tetëkëndëshit, ndërsa më pas ai ia kthen përkundër përpjekjes së një polici për ta ndalur.

Derisa McGregor arrin ta shmangë goditjen e Makhachevit, ai sulmohet nga prapa nga Tukhugov, i cili hyn në tetëkëndësh për ta sulmuar.

Tukhugov, i cili ka zhvilluar katër meçe në UFC, këtë muaj është dashur të ndeshet me anëtarin e ekipit të McGregorit, Artem Lobov, por ai duel është vënë në dyshim pas incidenteve.

Nga ana tjetër, Makhachev i ka fituar pesë nga gjashtë meçet e tij në UFC, ndërsa karriera e tij është vënë në rrezik pas përfshirjes në përleshje. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)