LAJMI I FUNDIT:

Khabib Nurmagomedov zbulon planin e tij për ta bërë MMA-në një sport olimpik

Khabib Nurmagomedov zbulon planin e tij për ta bërë MMA-në një sport olimpik

Khabib Nurmagomedov mund të ketë njoftuar pensionimin e tij nga MMA apo më saktë nga UFC në muajin tetor, por ai planifikon të mbetet i përfshirë në botën e sportit luftarak dhe ka një plan që ta bëjë MMA një sport olimpik.

Luftëtari nga Dagestani zbuloi këtë javë planin e tij për të bërë MMA-n të njohur me kohë për Lojërat Olimpike të vitit 2028 në Los Anxhelos, duke folur në një konferencë shtypi në Uzbekistan.


“Përfshirja e MMA në Lojërat Olimpike është një nga detyrat e mia kryesore për dy vitet e ardhshme”, ka thënë fillimisht Khabib.

Khabib ia dedikon fitoren babait të ndjerë, ndërsa konfirmon pensionimin nga UFC si premtim ndaj nënës së tij
Lexo po ashtu Khabib ia dedikon fitoren babait të ndjerë, ndërsa konfirmon pensionimin nga UFC si premtim ndaj nënës së tij

“Ne tashmë jemi duke punuar në këtë drejtim. Unë do të kem takime, duke përfshirë me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”.

“Nëse jo në Paris në vitin 2024, atëherë në Los Angeles kemi një shans të madh për të promovuar MMA”.

Nurmagomedov e di që do të jetë e vështirë për të bindur organizatorët, por ndihet optimist rreth kësaj çështje.

“Ata nuk duan që të ketë shumë gjak”.

“Por, për sa i përket njohjes, sponsorizimit dhe interesit për televizionin, unë mendoj se nëse MMA hyn në programin Olimpik atëherë ajo do të jetë në të njëjtin nivel me futbollin dhe atletikën për nga interesimi”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori