LAJMI I FUNDIT:

Llapi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, Sokoli: I sqarova paqartësitë me drejtuesit e klubit

Llapi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, Sokoli: I sqarova paqartësitë me drejtuesit e klubit

Llapi është duke vazhduar përgatitjet për sezonin e ri në stadiumin e qytetit, “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndërsa ditëve të fundit ka pasur lajme se Bylbyl Sokoli mund të largohet nga Llapi akoma pa filluar sezonin.


Por, 59 vjeçari deklaroi për RTV Dukagjinin se tashmë janë qartësuar të gjitha mosmarrëveshjet që kishte me drejtuesit e klubit.

“Përgatitjet po shkojnë mirë, jemi në fazën e adaptimit të kushteve për rezultatet që janë në ambiciet tona. Në ekip disa futbollistë kanë ardhur, disa tjerë janë larguar dhe ne po mundohemi që këta që kanë ardhur të adaptohen sa më shpejt sepse është proces i rëndësishëm në formësimin e ekipit”.

Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga Llapi ende pa nisur sezoni?
Lexo po ashtu Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga Llapi ende pa nisur sezoni?

Trajneri i njohur tregon edhe synimet e Llapit për sezonin e ri.

“Synimi kryesor është të që skuadra të tregojë lojëra cilësore. Llapi synon të luftojë për pjesën e sipërme të tabelës, katër vendet e para janë synimi ynë”.

Ndërsa trajneri Sokoli u deklarua edhe për raportet me drejtuesit e klubit.

“Synimi im është organizimi i një niveli më të lartë, më shumë profesionalizëm, dinamika e realizimit të punëve të jetë shumë më e shpejt. Kërkesa ime ishte që të organizohet klubi në nivel shumë më të mirë. Këto kanë qenë disa paqartësi që ne i kemi sqaruar dhe unë mendoj se duhet të vazhdojmë me punë intensive cilësore”, deklaroi më tej trajneri i Llapit Bylbyl Sokoli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori