LAJMI I FUNDIT:

Keylor Navas lëndohet, Real Madridit i shtohen brengat

Keylor Navas lëndohet, Real Madridit i shtohen brengat

Real Madridi ka marrë lajm të keq pasi që së fundmi është lënduar edhe Keylor Navas.

Reprezentuesi nga Kosta Rika ka luajtur 90 minuta në humbjen ndaj Leganes në Copa del Rey, por tash duket se do të munbojë ndaj Sevillas.


Reali është në pikë të barabarta me Sevillan dhe ka nevojë për fitore, por Santiago Solari tash duhet që të rrezikojë me Thibaut Courtois, i cili ende nuk është 100 për qind i përgatitur.

Kiko Casilla u lejua që të kalojë te Leeds United dhe tash në skuadër është ftuar Luca Zidane, portieri i ri dhe pa përvojë.

Klubi nuk ka caktuar kohën e rikuperimit të Navasit.

Toni Kroos, Gareth Bale, Marco Asensio dhe Marcos Llorente janë prej lojtarëve tjerë që janë të lënduar. /Telegrafi/