LAJMI I FUNDIT:

“Kevin Costner i dashuri i Lady Dianës”

“Kevin Costner i dashuri i Lady Dianës”

Dai Davis, që nga 1995 deri në 1998 ishte shefi i sigurisë së Windsor, flet për herë të parë në një intervistë ekskluzive të publikuar nga e përjavshmja Chi, për vitet pas ndarjes së Lady Diana nga Carlo: Ajo ka pasur të paktën 20 dashnor, mes tyre edhe Kevin Costner.

Ai donte që Diana të interpretonte në filmin ‘The Bodyguard” edhe pse Lady D asnjëherë nuk kishte interpretuar apo recituar.


Dai Davis ka qenë dëshmitar i heshtur për shumë aventura sentimentale të Dianës: Në atë kohë nuk kishte shqetësime për sigurinë e princeshës, sepse në Kensington Palace Diana ishte e sigurt. Edhe të tjerë pjesëtarë të familjes mbretërore kishin marrëdhënie dashurore, por gjithçka ishte në një fshehtësi të plotë. Shqetësimi i vetëm ishte të mos vinim në siklet mbretëreshën.

Burri mohon kategorikisht dyshimet që Harry nuk ishte fëmija i princit Carlo. ‘Kur Harry u ngjis, Diana dhe majori Hewitt, i cili u bë më vonë i dashuri i saj, nuk ishin njohur dhe në atë kohë raportet mes Carlos dhe Dianës ishin të mira.
Flokët e kuq të Harry janë të familjes Spencer. Princi tërbohej kur dikush i sugjeronte t’i nënshtrohej ADN: ’Jam djali i babait tim’, thoshte dhe kjo është e vërtetë’

Davis tregon edhe versionin e tij për tragjedinë e Parisit në të cilin Diana humbi jetën, duke mohuar atë që thuhet, se Diana ishte viktimë e një atentati.
Ai zbulon një detaj te patreguar më parë: ’Princesha atë ditë ndryshoi itinerar në momentin e fundit. Duhej të shkonte në Itali, por shkoi në Paris me Dodi Al Fayed.

Ishte e pamundur të organizoje një atentat me atë ndryshim programi. Mendoj se i vetmi përgjegjës për vdekjen e Dianës, ishte shoferi Henri Paul. Ishte i dehur dhe nuk duhet t’i jepte makinës. Është e vërtetë që fotografët e ndiqnin Dianën kudo, por makinat fotografike nuk vrasin. Vrasin vetëm shoferët e dehur’, e mbyll rrëfimin e tij Dai Davis. /observer/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori