LAJMI I FUNDIT:

Këto zona reduktojnë përdorimin e ilaçeve për shëndetin mendor, hipertensionin, astmën

Këto zona reduktojnë përdorimin e ilaçeve për shëndetin mendor, hipertensionin, astmën

Vizitat në parqe, kopshte dhe hapësira të tjera të gjelbra urbane mund të ulin përdorimin e medikamenteve për njerëzit që kanë probleme me ankthin, pagjumësinë, depresionin, presionin e lartë të gjakut dhe astmën

Studiuesit në Finlandë zbuluan se vizita në zona të tilla për tre deri në katër herë në javë ul shanset për të përdorur medikamente për problemet e shëndetit mendor ose presionin e lartë të gjakut me një të tretën dhe për astmën me rreth një të katërtën.

Zonat e gjelbra përfshinin pyjet, kopshtet, parqet, kopshtet zoologjike, kullotat natyrore, malet; dhe zonat blu përfshinin detin, liqenet dhe lumenjtë.


“Rritja e provave shkencore që mbështesin përfitimet shëndetësore të ekspozimit ndaj natyrës ka të ngjarë të rrisë hapësirat e gjelbra në mjediset urbane dhe të promovojë përdorimin e tyre aktiv,” shkruajnë studiuesit.

“Kjo mund të jetë një mënyrë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien në qytete.”

Hulumtimi i tyre u publikua në revistën Occupational & Environmental Medicine.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori