LAJMI I FUNDIT:

Këto janë shkathtësitë që duhet t’i keni për t’i mbijetuar tregut të ardhshëm të punës

Këto janë shkathtësitë që duhet t’i keni për t’i mbijetuar tregut të ardhshëm të punës

Në vazhdën e zhvillimeve teknologjike dhe transformimit të shpejtë me mënyrën se si punojmë, aftësi të reja pune do të nevojiten për punëtorët në të ardhmen.

Forumi Botërore Ekonomik në raportin e tij për të Ardhmen e Punës për vitin 2023, ka parashikuar këto aftësi të mundshme, gjithashtu ka parashikuar se si do të rritet kërkesa për këto shkathtësi, transmeton Telegrafi.


Prej tani dhe deri në vitin 2027, bizneset parashikojnë se 44 për qind e aftësive thelbësore të punëtorëve do të ndërpriten, sepse teknologjia po avancon më shpejt se sa kompanitë mund të hartojnë dhe zgjerojnë programet e tyre të trajnimit.

Për të qëndruar në hap me kohën dhe për t’u mos u rrezikuar nga ndryshimet e teknologjisë, këto janë aftësitë që duhet t’i posedoni, që do të jenë të nevojshme si për punëtorët ashtu  edhe për punëdhënësit.

Të menduarit në mënyrë analitike konsiderohet të jetë një aftësi thelbësore që kërkohet nga shumë kompani, më shumë se çdo aftësi tjetër, duke përbërë mesatarisht 9.1 për qind të aftësive bazë të raportuara nga kompanitë.

Të menduarit në mënyrë kreative, vjen e dyta, derisa qëndrueshmëria, fleksibiliteti dhe shkathtësia renditen në vendin e tretë.

Vizito konkurset e fundit në Telegrafi Jobs
Lexo po ashtu Vizito konkurset e fundit në Telegrafi Jobs

Motivimi dhe vetëdija renditen në vendin e katërt si aftësi e nevojshme për punëtorët, derisa në vendin e pestë renditet kurioziteti dhe gatishmëria për të mësuar gjatë gjithë jetës.

Aftësia e gjashtë është shkrim-leximi teknologjik, në vendin e shtatë renditet siguria dhe të kushtuarit vëmendje detajeve.

Në vendin e tetë renditet ndjeshmëria dhe dëgjimi aktiv, për të pasuar me lidershipin dhe ndikimin social si aftësi të nëntë; dhe e dhjeta është kontrolli i cilësisë.

Në vazhdën e zhvillimeve të teknologjisë e sidomos të Inteligjencës Artificiale, përshpejtimi dhe adaptimi me mjetet që ofron kjo teknologji do të jetë jashtëzakonisht e nevojshme për punëtorët.

Paralajmërimi i frikshëm i sipërmarrësit të njohur shqiptar: Inteligjenca artificiale do t'i "zhdukë" ekspertët e një fushe
Lexo po ashtu Paralajmërimi i frikshëm i sipërmarrësit të njohur shqiptar: Inteligjenca artificiale do t'i "zhdukë" ekspertët e një fushe

Sipërmarrësi i njohur shqiptar, Kristian Kabashi ka paralajmëruar se specialistët do të jenë më të rrezikuar nga Inteligjenca Artificiale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori