LAJMI I FUNDIT:

Këta ishin fituesit dhe humbësit e Kampionatit Evropian

Këta ishin fituesit dhe humbësit e Kampionatit Evropian

Ishte njëri prej kampionateve më të mira evropiane sa i përket atmosferës, yjeve të rinj që shpërthyen dhe ekipeve që bënë befasi të dorës së parë. Por gjithashtu ky evropian kishte të metat e veta, siç ishin niveli zhgënjyes i lojës së ekipeve, formati dhe huliganizmi.

Me poshtë, Yahoo!Sports ka renditur gjërat e mira dhe të këqija të këtij evropiani, që u mbyll të dielën me triumfin e Portugalisë, përcjell Koha Ditore.

Humbësit e ‘Euro 2016’

Franca – Përfaqësuesja e Francës kishte rastin të fitonte turneun e katërt rresht që e organizonte në shtëpi pas botërorit të vitit 1998 dhe evropianëve të viteve 1984 dhe 1960. Franca në ndeshjen finale kishte dominimin ndaj Portugalisë dhe pati rastet deri në minutat e fundit. Në minutën e dytë të lojës shtesë, zëvendësuesi Andre-Pierre Gignac qëlloi shtyllën. Në vazhdime, Franca pranoi gol dhe humbi finalen. Për Francën ky është një dështim, pasi ishte ekip më i talentuar se Portugalia. Po ashtu, kishte edhe përparësinë e terrenit vendas dhe përkrahjen e madhe të tifozëve.

Spanja – Dinastia ka marrë fund. Pas tre trofeve, dy në evropian dhe një në botëror, Spanja nuk është më ajo që ishte. Vicente del Bosque që fitoi dy prej këtyre dy trofeve më nuk është në krye të ekipit, pasi ka dhënë dorëheqjen. Spanja në dy turnetë e mëdhenj të fundit, ka pësuar debakël. U eliminua në fazën e grupeve të botërorit 2014, kurse në “Euro 2016” u eliminua në 1/8 e finales. Edhe pse ka talente në ekip, Spanja nuk është më ajo skuadra e mëparshme, kur udhëhiqej në fushë nga Xavi.

Anglia – Edhe pse ka ligën më të fortë në botë, Anglia nuk po ka suksese nëpër turne të mëdhenj. Së fundi, edhe pse ishte në mesin e favoritëve për të fituar, u eliminua në 1/8 e finales nga Islanda që bëri befasi të dorës së parë. Federata e Futbollit e Anglisë ende nuk e ka gjetur pasardhësin e Roy Hodgsonit që dha dorëheqjen. Trajneri që do të marrë këtë përgjegjësi duhet të mendojë dy herë.

Wayne Rooney – Për sulmuesin anglez kishte ardhur koha që të shpërthejë në një turne të madh, pasi ishte në kulmin e karrierës. Por, nuk tregoi diçka në “Euro 2016” edhe pse në secilën ndeshje pati hapësirë të madhe. Insistoi të luajë edhe si mesfushor vetëm që të mbetët titullar. Kapiteni nuk bëri asgjë më shumë, vetëm se ngadalësoi lojën e Anglisë dhe ia zuri vendin një të riu në përbërjen e parë. Shënoi një gol nga penalltia.

wayner

Roy Hodgson – Dështoi për herë të tretë si seleksionues i Anglisë. Pos në Botërorin 2014 dhe Evropianin 2016, ai udhëhoqi ekipin edhe në Evropianin 2012. Pas dështimit të fundit, dha dorëheqjen. Eliminimi në 1/8 e finales e sidomos humbja nga Islanda e vogël nuk kapërdiheshin. Edhe pse dukej se Hodgson kishte në dispozicion një ekip të ri dhe energjik, ai sërish dështoi t’i tregoj aftësitë prej trajneri. Taktika dhe sistemi i tij i lojës nuk ishin të duhurat.

Thomas Mueller – Rasti kurioz i sulmuesit gjerman nuk bën assesi të anashkalohet në “Euro 2016”. Në dy kampionatet e fundit të botës, Mueller ka shënuar dhjetë gola. Por, në dy evropianët e fundit, nuk e ka asnjë gol. Edhe pse shënoi nëntë gola në ndeshjet eliminatore për “Euro 2016”, Mueller në Francë nuk u shënua në listën e realizatorëve. Kishte disa raste, por nuk arriti të shënojë. Mueller, madje huqi edhe penalltinë kundër Italisë.

Formati i ri – Është diskutuar shumë në lidhje me këtë. Edhe pse UEFA e ka quajtur si sukses të madh zgjerimin e Evropianit në 24 ekipe prej 16 sosh, profesionistët nuk kanë mendim të njëjtë. Sipas tyre, ndeshjet e fazës së grupeve nuk kishin asnjëlloj kuptimi, pasi në fazën e nokautit avancuan edhe katër ekipet me rezultatet më të mira nga pozita e tretë. Kishte ekipe që me tri barazime arritën të kalojnë fazën e grupeve.

Fituesit e ‘Euro 2016’

Portugalia – Ajo triumfoi në “Euro 2016” dhe për këtë arsye është fituese. Këtë sukses, Portugalia e bëri në mënyrë të pazakontë. Ekipi portugez nuk u tregua i veçantë vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Taktikat e portugezëve dolën triumfuese, ndonëse ata fituan vetëm një ndeshje nga shtatë sosh gjatë kohës së rregullt prej 90 minutave në “Euro 2016”.

Antoine Griezmann – Sulmuesi shtatshkurtër ishte veçse yll. Por, në “Euro 2016” sulmuesi i Atletico Madridit konfirmoi aftësitë e tij. Me gjashtë gola në shtatë ndeshje, Griezmann siguroi “Këpucën e Artë” të evropianit. Me këtë formë, Griezmann paralajmëroi se edicionin e ri do të jetë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm.

griz

Uellsi – Ekipi i Chris Colemanit befasoi shumëkënd. Pas vetëm një paraqitjeje në turne të madh – në Botërorin e vitit 1958, Uellsi debutoi në “Euro 2016”. Dhe, uellsianët nuk shkuan në Francë si turistë. Me një lojë të mençur, Uellsi ia doli të futet në mesin e katër ekipeve më të mira të Kampionatit Evropian.

Gareth Bale – Lojtari i Real Madridit, e dëshmoi veten si lider i Uellsit, duke barazuar emrin e tij me legjendat si Ryan Giggs, Mark Hughes e Ian Rush. Bale dëshmoi se është në gjendje të udhëheq çfarëdo ekipi drejt suksesit. Ai ishte lojtari kryesor i Uellsit, i cili në tri ndeshjet e fazës grupore shënoi po aq gola, dy nga gjuajtjet e lira.

Islanda – “Bubullima” e duartrokitjeve u bë festa kryesore në “Euro 2016”. Futbollistët e Islandës që u eliminuan në çerekfinale, përshëndesnin tifozët me përplasje duarsh nën ritmin e tupanëve pas çdo fitore në “Euro 2016”. Islanda debutoi në evropian dhe befasoi të gjithë, pasi llogaritej autsajdere. Pas kthimit në shtëpi, ajo u prit në të njëjtën mënyrë, me duartrokitje nga tifozët në Reykjavik.

Antonio Conte – Para se të niste evropiani, tekniku italian u zyrtarizua si trajner i ri te Chelsea. Pritjet nga Conte ishin të vogla në evropian për shkak të mungesave të mëdha, siç ishin ato të mesfushorëve Marco Verratti e Claudio Marchisio. Por, ekipi i Contes nuk u dorëzua për asnjë moment dhe arriti deri në çerekfinale. Italia eliminoi Spanjën, por u eliminua nga Gjermania pas penalltive. Edhe pse u eliminuan, italianët këtë e bënë me kokën lart për shkak se loja e treguar dhe angazhimi në fushë u vlerësuan shumë nga të gjithë.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori