LAJMI I FUNDIT:

Kessie do të hapë bisedimet me Barcelonën

Kessie do të hapë bisedimet me Barcelonën

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie pritet të transferohet te Barcelonë në verë si lojtar i lirë.

Kessie është në muajt e fundit të kontratës së tij me Milanin, kontratë e cila skadon në fund të muajit qershor.


Megjithatë, mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk ka pranuar deri tani rinovimin e kontratës dhe shumë klube evropiane janë lidhur me transferimin e tij.

Barcelona vazhdon t’i vuajë financat, mendon për afrime falas në verë – emra të njohur në listë
Lexo po ashtu Barcelona vazhdon t’i vuajë financat, mendon për afrime falas në verë – emra të njohur në listë

Por, një klub i njohur tashmë thuhet së është favorit për transferimin e Kessie në afatin e ardhshëm kalimtar.

Sipas gazetarit të njohur Rudy Galetti, Kessie është vendosur të hapë bisedimet me Barcelonën në lidhje me një lëvizje të mundshme në Camp Nou si lojtar i lirë.

Kessie ka qenë i lidhur edhe me Real Madridin, Paris Saint-Germain, Interin, Juventusin dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/