LAJMI I FUNDIT:

Barcelona vazhdon t’i vuajë financat, mendon për afrime falas në verë – emra të njohur në listë

Barcelona vazhdon t’i vuajë financat, mendon për afrime falas në verë – emra të njohur në listë
Foto: Sport.es

Drejtuesit e Barcelonës po përpiqen të bëjnë një rindërtim të thellë të skuadrës së parë, por momenti ata ndodhen jashtëzakonisht keq ekonomikisht dhe misioni duket shumë i vështirë.

Projekti i Xavi Hernandez ka nevojë për përforcime, por llogaritë ofrojnë një diferencë shumë të ngushtë manovrimi.


Siç ndodhi verën e kaluar kur klubi mori Memphis Depay, Eric Garcia dhe ‘Kun’ Aguero falas, edhe këtë vit ata po mendojnë në transferime pa kosto.

Emri i Cesar Azpilicueta është ai që tingëllon me më shumë në zyrat e klubit. Futbollistit veteran mund t’i ofrohet një kontratë deri në vitin 2025.

Ai do të kthehej në Spanjë pas 10 sezonesh shumë bindës në “Stamford Bridge”, ku fitoi edhe shumë trofe.

Mateu Alemany po studion edhe emrat e Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger po ashtu nga Chelsea.

Pastaj vjen emrin i Niklas Sule i cili nuk është i gatshëm për rinovim me Bayernin dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe sot nga klubi.

Mbrojtësi i fundit në listën e Barcelonës është Noussair Mazraoui, një mbrojtës i djathtë i cili ka deklaruar se “shanset që ai të vazhdojë te Ajax janë shumë të vogla, ndoshta 5 për qind”.

Në qendër të fushës, Franck Kessie është emri primar. Sipas mediave spanjolle negociatat mes lojtarit të Bregut të Fildishtë dhe Barçës janë shumë të avancuara.

Ai mbetet i lirë në qershor dhe shumë klube janë vënë pas tij, ndërsa te Barcelona do të ishte një opsion i mirë për mesfushën që ka emra të ri si Pedri, Gavi dhe Nico.

Opsioni i Denis Zakaria të Borussia Mönchengladbach, duket se nuk është më prioritet i madh.

Në sulm, Edinson Cavani është nënshkrimi që është studiuar më shumë nga drejtuesit e Camp Nou.

Uruguaiani (34 vjeç) do të sillte efikasitet dhe përvojë në sulmin e tyre. Ardhja e tij në janar praktikisht është përjashtuar, pasi duket se nuk do të largohet nga Manchester United.

Edhe ai i Pierre-Emerick Aubameyang, të cilit edhe pse kontrata nuk i mbaron deri në vitin 2023 dhe nuk hyn në planet e Mikel Artetas, mund të vijnë falas në verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori