LAJMI I FUNDIT:

Kessie, objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane

Kessie, objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane

Agjenti i Franck Kessie konfirmon se klubet e interesuara në mesfushorin e Atalantas përfshijnë Romën, Manchester Cityn, Liverpoolin, Arsenalin dhe shumë skuadra tjera nga Liga Premier.

20-vjeçari tashmë është një titullar i rregullt për Atalanta dhe Bregun e Fildishtë, kështu që pritet një shitje e tij gjatë verës në rajonin e 30 milionë eurove.


“Franck është i afërt me shumë klube dhe i afërt me asnjë klub”, deklaroi fillimisht agjenti George Atangana për Rai Sport.

Roma kthen interesimin për Kessie
Lexo po ashtu Roma kthen interesimin për Kessie

“Duhet të pranoj se Roma ka avantazhin për Kessie, por ne nuk kemi mbyllur një marrëveshje ende për shkak se ka klube të tjerë të mëdha të interesuara që vazhdojnë të më thirrin mua”, përcjell Telegrafi.

“Ka shumë pak klube që mund të përballojnë atë. Unë mund të konfirmoj se ai është një djalë i mirë, i ndershëm dhe i përulur. Ai ka sjelle të mirë”.

“Nuk mund të them se sa ai vlen, sepse kjo i takon Atalantas. Unë mund të them vetëm se ai është një lojtar i kompletuar dhe ju kudo që e vëni atë, ai mund të bëjë atë rol”.

Agjentët e Chelseat në Genoa për të vëzhguar dyshen e talentuar të Atalantas
Lexo po ashtu Agjentët e Chelseat në Genoa për të vëzhguar dyshen e talentuar të Atalantas

“Ka shumë klube jashtë shtetit të interesuara në të. Manchester City, ku shoku i tij Yaya Toure luan në të njëjtin rol. Liverpool, ku menaxheri i tyre Jurgen Klopp e di se si t’i ndihmoj lojtarët e rinj të zhvillohen”.

“Pastaj Arsenali, menaxheri i të cilëve është shumë i afërt me lojtarët frëngjisht-folës. Unë duhet të them se nuk janë vetëm klubet e Ligës Premier që janë pas tij, pasi ka shumë më tepër”, përfundoi agjenti i Kessie. /Telegrafi/