Një nuse dhe babai i saj kanë lënë gojëhapur mysafirët e ftuar në dasmë, duke ndërruar stilin e vallëzimit dhe madje duke imituar lëvizjet e Mc Hammer dhe pop grupit N’Sync.

Mikayla Ellison Phillips dhe babai i saj Nathan Ellison, janë filmuar duke qëndruar në mes të sallës në prezencë të 400 familjarëve dhe miqve, gjatë ceremonisë martesore që ishte zhvilluar në Utah, transmeton Telegrafi.

Ata fillimisht kishin filluar të vallëzojnë ngadalë me këngën “Butterfly Kisses”, por brenda pak sekondave ndërruan stilin kur filluan këngët ritmike “U Can’t Touch This” dhe “Bye Bye Bye”.

“Gjëja më qesharake ka qenë momenti kur e pashë babin tim kaq shumë të lumtur. Aty më është plotësuar ëndrra e kamotshme”, ka thënë nusja 25-vjeçe. /Telegrafi/

1

2

3

4

5

6

7