eksperti ad

Dy persona u ngjitën në majën e ndërtesës Empire State Building në New York të mërkurën pasdite, ku shpalosën një banderolë.

Dy personat, që dukeshin të ishin një burrë dhe një grua, mbanin maska, shkruan cbs.


Në banderolë shkruhej "Kur fuqia e dashurisë e mposht dashurinë për pushtet, bota do ta njohë paqen".

Nuk është ende e qartë se si ata arritën të ngjiteshin deri në majën e kullës.

- YouTube www.youtube.com

Ngjarja ndodhi rreth mesditës. Pak pasi arritën në majë dhe shpalosën banderolën, njëri prej tyre nisi të zbriste, por më pas u rikthye sërish në majë.

Më vonë, të dy zbritën në një platformë më poshtë, ku burri u ul në një gju dhe dukej se i propozoi martesë gruas. Më pas ata u puthën.

Policia e New Yorkut ndërhyri në vendngjarje dhe i mori në paraburgim dy personat. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin e tyre dhe as mënyrën se si ata arritën të hynin në zonën e kufizuar të ndërtesës. Nuk u raportuan të lënduar. /Telegrafi/