LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Evropës ndërprenë marrëdhëniet me Bjellorusinë – shkaku i agresionit rus në Ukrainë

Këshilli i Evropës ndërprenë marrëdhëniet me Bjellorusinë – shkaku i agresionit rus në Ukrainë

Këshilli i Evropës njoftoi se po ndërpret marrëdhëniet me Bjellorusinë për shkak të “pjesëmarrjes aktive të atij vendi” në agresionin rus në Ukrainë.

Organi ekzekutiv i Këshillit të Evropës, Komiteti i Ministrave, “vendosi sot të pezullojë të gjitha marrëdhëniet me Bjellorusinë. Komiteti i Ministrave pezullon të drejtën e Bjellorusisë për të marrë pjesë në të gjitha takimet dhe aktivitetet e organizatës”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Evropës.


Komiteti i Ministrave po pezullon të gjithë bashkëpunimin teknik me Bjellorusinë, por ka vendosur të ruajë dhe forcojë lidhjet me shoqërinë civile bjelloruse dhe opozitën në ekzil, tha Këshilli i Evropës, duke shtuar se nisma të tjera në këtë drejtim do të ndërmerren së shpejti.

Bjellorusia nuk është anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, sepse nuk ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Edhe zyrtarisht, Rusia përjashtohet nga Këshilli i Evropës
Lexo po ashtu Edhe zyrtarisht, Rusia përjashtohet nga Këshilli i Evropës

Vendi bashkëpunoi me organizatën, si nënshkrues i 12 konventave të iniciuara nga Këshilli i Evropës, veçanërisht Konventa për Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Konventa Kulturore Evropiane dhe Konventa për Ruajtjen e Kafshëve të Egra në Evropë.

Bjellorusia është gjithashtu anëtare e katër marrëveshjeve të pjesshme që nuk kanë statusin e marrëveshjeve ndërkombëtare, por ofrojnë një formë bashkëpunimi në tema të caktuara.

Minsku ka marrë pjesë gjithashtu në punën e Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit dhe Komisionit të Venecias, një grup këshillues që jep opinione juridike të shteteve për projektligjet ose ligjet tashmë në fuqi.

Vendimi i Këshillit të Evropës për Bjellorusinë vjen një ditë pas përjashtimit të Rusisë nga anëtarësimi në atë organizatë. Pjesëmarrja e Rusisë në organet kryesore të Këshillit të Evropës u pezullua për herë të parë më 25 shkurt, një ditë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori