LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për xhentëlmenët: Si t’i dhuroni asaj një orgazëm 60-sekondëshe (Foto)

Këshilla për xhentëlmenët: Si t’i dhuroni asaj një orgazëm 60-sekondëshe (Foto)

E vetmja gjë më e mirë sesa një orgazëm, është një orgazëm që zgjatë një minutë.

Po, orgazma 60-sekondëshe ekziston, sipas Emily Nagoskit, autore e librit “Come As You Are: The Surprising New Science That Will Transform Your Sex Life”.


Orgazma femërore zakonisht zgjat 6 deri në 30 sekonda, por nëse disponimi i saj është në nivel dhe lëvizjet tuaja janë të duhura, orgazma e saj mund të vazhdojë mbi 30 sekonda, transmeton Telegrafi.

Kënaqësia e saj mund të zgjatet me ndihmën e këtyre strategjive:

SHNDËRROJENI DHOMËN E FJETJES NË DHOMË HOTELI
Çelësi për çdo orgazëm femërore është që ajo të ndihet e relaksuar dhe e përqendruar vetëm në kënaqësi. Aq më e relaksuar që është, aq më të mëdha janë shanset që ajo të përjetojë një orgazëm të gjatë.

Kësisoj, pas një dite të lodhshme në punë, relaksojeni atë me një masazh, ndalni celularët, mbyllni dyert, fikni dritat, lëshoni muzikën dhe përvishuni punës!

MBULOJENI ME KOMPLIMENTE
Pasiguria e shpërqendron atë nga kënaqësia, prandaj sigurohuni që zonjën tuaj ta mbuloni me komplimente gjatë tërë ditës! Kjo ndikon që ajo të ketë një vetëbesim më të lartë, dhe i ndihmon asaj të përjetojë orgazma të thella dhe intense.

FLISNI SEKSI ME TË
Fjalët seksi e ndihmojnë atë të përqendrohet në sensacione erotike, thotë Nagoski. Nëse veçse e dini çfarë gjuhe e ndyrë e eksiton atë, atëherë fillojani!

“NGACMOJENI ATË”
Nëse e dini se i pëlqen seksi oral, performoni asaj seks oral. Kushtoni vëmendje reagimit të saj, dhe do ta shihni se posa t’i afrohet orgazma ajo do të fillojë të bërtas më shumë, ndërsa ju mund ta ndieni tensionin duke u rritur në muskujt e saj, ijët dhe kofshët.

Kur i vëreni këto shenja, zvogëlojeni shpejtësinë dhe tërhiquni. Frymëmarrja e saj do të ngadalësojë. Pastaj përvishuni prapë punës dhe afrojeni prapë afër orgazmës, dhe ngadalësojuni prapë. Bëjeni këtë pesë herë radhazi, afrojeni afër orgazmës dhe largohuni pak para se ajo ta arrijë orgazmën. Përfundimi do të jetë i mahnitshëm!

MBULONI TË GJITHA ZONAT
Përfshirja e shumë akteve seksuale brenda një sesioni mund të ndihmojë në zgjatjen e orgazmës saj. Filloni me seks oral apo përdorni vibrator për t’i stimuluar të gjitha zonat e saj erogjene: thimthat, klitorisin, vagjinën, pikën G, etj. Pastaj, kur të dy të jeni të gatshëm për penetrim, lëreni atë mbi ju për ta kontrolluar presionin. Bonus: përdorini gishtat për t’ia fërkuar klitorisin gjatë kohës që ajo ju “kalëron”! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kuptimi i secilit simbol në etiketat e larjes në rroba

Kuptimi i secilit simbol në etiketat e larjes në rroba

Këshilla Lifestyle
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori