LAJMI I FUNDIT:

Kërkuan që ndeshja ndaj Middlesbrough si mysafir të luhej pa tifozë, Chelsea tërheq kërkesën

Kërkuan që ndeshja ndaj Middlesbrough si mysafir të luhej pa tifozë, Chelsea tërheq kërkesën

Chelsea ka rënë dakord që  të heqë dorë nga kërkesa e tyre që ndeshja e FA Cup me Middlesbrough të luhet me dyer të mbyllura.

Reklama

Klubi londinez që po vuan sanksionet e vëra nga qeveria, i kishte kërkuar Federatës Angleze të  Futbollit që ndeshja të luhej pa tifozë ‘për çështje të integritetit sportiv’.

Megjithatë, kërkesa u kritikua gjerësisht, duke përfshirë pronarin e Middlesbrough, Steve Gibson, i cili e quajti si ‘patetike’.

Tani është marrë vendimi që Chelsea të tërheqë kërkesën e tyre.

“Pas bisedimeve konstruktive midis FA dhe Chelsea, klubi ka rënë dakord të heqë kërkesën e tyre që ndeshja çerekfinale e Emirates FA Cup kundër Middlesbrough të luhet me dyer të mbyllura”.

“FA mbetet në diskutime të vazhdueshme me Chelsean, Ligën Premier dhe qeverinë për të gjetur një zgjidhje që do t’u mundësonte tifozëve të Chelseat të ndjekin ndeshjet dhe tifozëve mysafir të marrin pjesë në Stamford Bridge, ndërkohë që garantohen sanksionet e vëra”, ka thënë një zëdhësin i FA. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Ligat tjera
Dështimet e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve – nga “përplasja më e madhe” deri te gabimi i De Bruyne

Dështimet e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve – nga “përplasja më e madhe” deri te gabimi i De Bruyne

Liga e Kampionëve
Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Ndërkombëtare
Si e përdori Beckham strategjinë e Sir Alex Ferguson për transferimin e Messit

Si e përdori Beckham strategjinë e Sir Alex Ferguson për transferimin e Messit

Ligat tjera
Eden Hazard nuk do të pensionohet nga futbolli, ka gjetur klubin e ri

Eden Hazard nuk do të pensionohet nga futbolli, ka gjetur klubin e ri

Ligat tjera
Sa para do të arkëtojë Manchester City nëse e fiton Ligën e Kampionëve nesër mbrëma

Sa para do të arkëtojë Manchester City nëse e fiton Ligën e Kampionëve nesër mbrëma

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori