LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarët po hetohen për shmangie të tatimit, disa prej tyre mund t’u bllokohen llogaritë

Këngëtarët po hetohen për shmangie të tatimit, disa prej tyre mund t’u bllokohen llogaritë

Një hetim nga një prokuror kosovar po zhvillohet ndaj këngëtarëve për shmangie tatimi, që i ka bërë ata që të “këndojnë” te Administrata Tatimore këto ditë. Hetimi ka gjetur se disa këngëtarë kanë më shumë para në llogaritë e tyre se sa mund t’i sqarojnë, e ka nga ata që paratë nuk i mbajnë në bankë edhe pse fitojnë shumë.

Prokurori kosovar Atdhe Dema i ka bërë këto ditë këngëtarët kosovarë që të këndojnë edhe diku tjetër, pos nëpër plazhe e dasma. Ata janë paraqitur tek Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) pas nisjes së një hetimi ku të njëjtit dyshohen se i janë shmangur tatimit në fitim.

ATK’ja ka konfirmuar për Express se këngëtarët janë duke u dukur kah zyrat e tyre, por nuk kanë dhënë detaje.


“Këngëtarët janë duke u thirr nga ATK’ja si çdo tatimpagues tjetër”, ka thënë për Express Valentina Bytyqi Sefa.

Edhe disa nga këngëtarët e kontaktuar nga Express e kanë konfirmuar për gazetën se janë thirrur nga Administratat Tatimore.

Raperi Lyrical Son tha për Express se ditë më parë ishte për ta dorëzuar vërtetimin që e ka bërë pagesën për 3 mujorin e fundit.

Lajm i mirë për mbledhësit e kuponëve fiskalë!
Lexo po ashtu Lajm i mirë për mbledhësit e kuponëve fiskalë!

“Që kur kam filluar të fitoj nga muzika unë kam bërë gjithmonë pagesa dhe nuk kam problem me ATK në asnjë aspekt”, tha ai.

Genc Prelvukaj, një tjetër këngëtar kosovar kishte provuar pak edhe politikën i tha Express’it se ka biseduar me AKT’në dhe “që nga viti 2009 ne do t’i bëjmë pagesën që duhet por ende nuk e di sa është shumë për pagesë pasi që ende është në procedim”.
Prelvukaj sqaroi se afatin për pagesë e kanë deri në shtator të këtij viti.

“Sa i përket xhirollogarisë jo nuk më është bllokuar”, tha Prelvukaj.

Atij ende nuk i është bllokuar xhirollogaria bankare, por ndonjë kolegu të tij kjo mund t’i ndodh shpejt.

Gazeta ka mësuar se prokurori Atdhe Dema ka gjetur deri tash se Afrim Muçiqi, Nysret Muçiqi, Albatrti Muçiqi e Ermal Fejzullahu kanë pasur më së shumti para në xhirollogari se sa që mund t’i sqarojnë dhe se sa kanë paguar tatime për to.

Hetimi gjen se këngëtari Muhedin Përgjegja-Meda, ndërkaq, nuk ka pasur para në xhirollogari, ani pse njihet për çmime të shtrenjta dhe fitime të majme nga zanati i tij.

Burimet e Express thonë se një aktakuzë ndaj disa prej këngëtarëve pritet të ngitet jo shumë larg kohë nga ky hetim.

Në trend Magazina

Më shumë

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Kalo në kategori