Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, thuhet se ka grumbulluar një pasuri prej 20 milionë funtesh, që kur u shfaq për herë të parë në skenë në vitin 2002 me hitin “R.I.P”.

Këngëtarja, 29 vjeçare, ka bërë vetëm dy albume, por ka arritur të përfitojë shumë duke nënshkruar marrëveshje të ndryshme për reklama si dhe duke krijuar një karrierë si aktore dhe gjyqtare.


Fushatat e fundit të Ritës përfshijnë imazhin e "JD Sports" për Krishtlindje, ku raportohet se ka fituar një shumë prej gjashtë shifrash dhe se ka nisur një koleksion të ri të veshjeve me Next.

35765310 8956867 image a 1 1605602795091 Rita Ora (Foto: Getty Images)

Me kompanitë e mëdha që promovon Ora, tashmë nuk është çudi se ajo u vendos e nënta në listë të ‘Sunday Times Rich’ në fillim të këtij viti.

“Rita ka një prekje magjike kur bëhet fjalë për tërheqjen popullore - ajo është seksi, argëtuese dhe e këndshme”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ajo ka atë pamjen dhe tërheqjen si modele, përkundër se nuk e kanë këtë të gjitha modelet. Reklamuesit e pëlqejnë këtë”.

35765304 8956867 The singer 29 has only ever made two albums but has managed to r a 12 1605603029468 Rita Ora (Foto: JD Sports)

Rita njëherësh mori 750 mijë funta për rolin e saj si Mia në “Fifty Shades of Grey”, gjersa periudha e saj si gjyqtare në “X Factor” në 2015 shtoi mbi 1.5 milion funta në bilancin e saj bankar.

Krijuesja e hitit “Anywhere” gjithashtu luajti së bashku me Rafferty Law në “Twist”, xhirimet e të cilit u realizuan vitin e kaluar.

Ylli i muzikës pop u shfaq si gjyqtare në “The Voice” dhe në fillim të këtij viti u bashkua me Jonathan Ross, Davina McCall dhe Ken Geong në “The Masked Singer”.

35765334 8956867 Foray into acting Rita is said to have made 750 000 for her role a 13 1605603062874 Rita Ora (Foto: Fifty Shades of Grey)

Ndërkohë, ajo është bërë sinonim i shumë markave.

Në vitin 2013, Rita nënshkroi një marrëveshje fitimprurëse me 'Rimmel'.

Një vit më vonë ajo u bë fytyra e dy koleksioneve të Donna Karan, koleksionit 'Resort' Vjeshtë /Dimër dhe të parfumit DKNY My NY.

Në vitin 2015, biondja u shfaq në fushatat reklamuese të Coca-Cola dhe Samsung Galaxy S6.

23515538 8956867 Film career The star has spent the last year filming for her lat a 11 1605602982821 Rita Ora (Foto: Rex)

Ajo fitoi 10 milionë funta nga fushata e saj me Coca-Cola.

Dhe vitin e kaluar ajo ishte fytyra e disa markave gjermane si: Escada, Thomas Sabo dhe Deichmann. /Telegrafi/

35765372 8956867 image m 9 1605602951562 Rita Ora (Foto: Getty Images)

35765360 8956867 image a 6 1605602883509 Rita Ora (Foto: Rimmel)