LAJMI I FUNDIT:

Këngët sezonale vazhdojnë të jenë më të pëlqyerat (Video)

Këngët sezonale vazhdojnë të jenë më të pëlqyerat (Video)

“Kam bërë një këngë që i përshtatet shumë kësaj sezone” – kjo është një frazë e shumë-shumë dëgjuar nga një pjesë e madhe e këngëtarëve tanë.

Kështu, këngët që i përshtaten verës, tjerat vjeshtës, dimrit e pranverës po vazhdojnë të prodhohen me të madhe në skenën muzikore shqiptare.


Në këtë mënyrë, këngët e mira me shumë përmbajtje dhe me një melodi të mirë, e të cilat mund t’i qëndrojnë viteve, po mungojnë me të madhe, transmeton emisioni Express i KTV-së.

Producenti i njohur, Don Arbas, thotë se kohët kanë ndryshuar dhe është duke pasur shumë këngëtarë e prodhime.

Ndryshe nga më herët, kur një këngë është punuar shumë gjatë, sot këngët punohen për një kohë të shkurtër dhe kjo, sipas Arbasit, është një arsye shumë e fortë për këtë që po ndodh sot.