LAJMI I FUNDIT:

“Këngën time të re do ta dëgjojë gjithë bota”

“Këngën time të re do ta dëgjojë gjithë bota”

Stili dhe muzika e veçantë e kantautorit shqiptar do të shpërndahet tashmë zyrtarisht nga një kompani me qendër në New York, konform gjithë standardeve dhe rregullave të biznesit.

Lajmin e dha përmes një postimi në Intagram, ku Bojken Lako njofton fansat për rikthimin e tij me një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me Vin Velin.


Sipas asaj që shkruan rockstar-i shqiptar, pas publikimit, këngën “Të ndjej” do të kenë mundësi ta shkarkojnë gjithë fansat me cilësi maksimale.

Ja postimi i plotë i Bojkenit

Miqte e mi..Jam i lumtur qe pas nje pune te vazhdueshme me kompanine muzikore 360M Records, ne dt 16 Maj 2016 del kenga ime e pare Te Ndjej. Eshte hera e pare qe nje kenge e imja do te botohet sipas te gjitha rregullave dhe normave te shperndarjes muzikore.Kjo kenge eshte e para e nje bashkepunimi qe do te vazhdoje me mikun tim Vin Veli , DJ dhe Producent i muzikes elektronike.Shpresoj qe pasi kenga Te ndjej te dali ne me shume se 200 Portale dixhitale ne te gjithe boten ,fansat dhe ndjekesit e muzikes time , te kene mundesine ta shkarkojne kete kenge me cilesi maksimale.Falemderit per mbeshtetjen.Bojkeni

bojken