LAJMI I FUNDIT:

Kenan Haxhihamza zgjedhet më i miri i javës nga FFK

Kenan Haxhihamza zgjedhet më i miri i javës nga FFK

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Në xhiron e 4-t të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar portierit të KF Dukagjini , Kenan Haxhihamza.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Naser Bunjaku, Luan Tabaku dhe Vllaznim Visoka, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë portierit të skuadrës nga Klina, pasi në ndeshjen kundër FC Drita pati paraqitje të mirë, teksa në minutat e fundit e mbrojti penalltinë, që i mundësojë të skuadrës së tij ta fitojë një pikë, duke e mbyllur ndeshjen baras 2:2.


Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Dukagjini, Kenan Haxhihamza e ndau Erijon Meha, menaxher i kreativës në Albi Mall.

Drita dhe Dukagjini ndahen baras në trilerin e katër golave, gjilanasit humbën penallti në fund
Lexo po ashtu Drita dhe Dukagjini ndahen baras në trilerin e katër golave, gjilanasit humbën penallti në fund

Pasi mori këtë çmim, Haxhihamza u shpreh i lumtur që skuadra e tij arkëtoi një pikë si mysafir ndaj njërit prej kundërshtarëve më të fortë.

“Ky çmim i takon ekipit tim që në ndeshjen e javës së 4-t kemi bërë një lojë shumë të mirë. Gëzohem që në fund të ndeshjes e dhash kontributin tim për të fituar një pikë shumë të rëndësishme e që shpresoj të jetë një pikë kthese për skuadrën tonë”, ka thënë Kenan Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori