LAJMI I FUNDIT:

Kejvina Kthella: Jam e ftohtë, por ngrohja globale më bëri të zjarrtë

Kejvina Kthella: Jam e ftohtë, por ngrohja globale më bëri të zjarrtë
Kejvina Kthella Foto: Instagram/kejvina_kthella

Kejvina Kthella vazhdon të jetë ndër modelet më të kërkuara në fushën e modelingut.

Ajo në rrjete sociale shpeshherë bën të ditur se bëhet pjesë kampanjave të ndryshme të markave të njohura.


Ndërkohë, edhe postimet ku shihet me poza provokuese nuk janë të pakta për të, sikurse kjo e fundit që ka bërë.

Në Instagram Kejvina ka ndarë disa fotografi, përmes të cilave ka theksuar tiparet trupore, e sidomos të pasmet.

Veshja e bukuroshes bionde ishte me ngjyrë të kaltër, ndërsa dizajni i saj bëri që të mos e lë askënd indiferent.

“Jam e ftohtë, por grohja globale më bëri të zjarrtë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Figura të njohura, përfshirë edhe fansa patën rastin që të komentojnë në postim, teksa u mahnitën nga paraqitja e saj. /Telegrafi/