LAJMI I FUNDIT:

Keita Balde pritet t’i kryejë sot ose të hënën testet mjekësore te Interi

Keita Balde pritet t’i kryejë sot ose të hënën testet mjekësore te Interi

Keita Balde Diao pritet të ketë testet e tij mjekësore te Interi të hënën, duke kompletuar një huazim prej pesë milionë eurosh me opsion blerje prej 30-34 milionë euro nga Monaco.

Sipas burimeve të shumta, duke përfshirë edhe La Gazzetta dello Sport, transferimi i Keita Baldes te Interi është temë e kryer tashmë.


Këto media raportojnë se reprezentuesi i Senegalit do të jetë në Milano sonte ose nesër për t’i kryer testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

Keita Balde shumë afër Interit
Lexo po ashtu Keita Balde shumë afër Interit

23-vjeçari është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e tyre të parë në Ligue 1 dhe është në prag të rikthimit në Serie A, ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij me Lazion.

Keita Balde sa ishte pjesë e Lazios në Serie A (Getty Images)

Interi do të paguajë pesë milionë euro për huazimin e tij njëvjeçar me një opsion për të blerë në fund të sezonit për 30-34 milionë euro.

Shifra e blerjes së Keita Baldes do të jetë varësisht nga bonuset që do t’i arrij sulmuesi me Nerazzurrët.

Edhe pse Candreva refuzon kalimin te Monaco, Keita Balde mund të kalojë te Interi
Lexo po ashtu Edhe pse Candreva refuzon kalimin te Monaco, Keita Balde mund të kalojë te Interi

Ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare, e cila do ta mbaj atë te Interi deri në qershor të 2023.

Ndryshe, fillimisht ishte përfolur për një shkëmbim mes tij dhe Antonio Candrevas, por italiani ka refuzuar kalimin te Monaco. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori