Aktorja britanike, Keira Knightley, ka vendosur të mos shfaqet në skena nudo për filmat që kanë një regjisor mashkull.
“Unë nuk kam bërë një ndalim (për skenat nudo) por po e them këtë nëse ka të bëjë me regjisorë meshkuj”, ka thënë aktorja të hënën në Chanel Connects.
“Është për mënyrën se si vështrojnë meshkujt”, sqaroi ylli britanik.
Keira Knightley (Foto: Reuters)
Sidoqoftë, ajo nuk pranon që të jetë pjesë e atyre skenave seksi kur të gjithë të jenë të lyer me vajra dhe të psherëtijnë.
“Unë nuk jam i interesuar ta bëj atë”, shpjegoi Knightley.
Ajo tregon se ka raste kur analizon një skenë të caktuar dhe që mendon se do ja vlejë ta bëjë atë.
Keira Knightley (Foto: Ecodelcinema)
Keira së fundmi është shfaqur në “Misbehaviour”, një dramë për të drejtat e grave në Londrën e viteve 1970. Ajo shpjegoi rëndësinë e punës me një regjisore femër për të përshkruar me saktësi përvojat femërore në jetën reale.
Vite më parë, aktorja theksoi se e kishte ndaluar vajzën e saj të shihte filmat e Disneyt, që i portretizonin femrat në mënyra që asaj nuk i pëlqenin. /Telegrafi/
Keira Knightley (Foto: Shutterstock)