LAJMI I FUNDIT:

Katy Perry publikon klipin e ri “Harleys In Hawaii”

Katy Perry publikon klipin e ri “Harleys In Hawaii”
Katy Perry (Foto: Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e famshme amerikane, Katy Perry, është rikthyer me këngë të re të titulluar “Harleys In Hawaii”.

Këngëtarja 34-vjeçare, solli këtë këngë me videoklip, i cili është xhiruar në Hawaii, drejtuar nga studioja me bazë në Barcelonë, “Manson”.


Ky projekt është punuar në bashkëpunim me Johan Carlsson dhe Jacob Kasher Hindlin.

Katy Perry në klipin e ri (Foto: Instagram)

Gjatë gjithë videove, Katy shfaqet në momente intime me të ‘dashurin’ e ri, teksa në një pjesë tjetër të klipit të dy janë duke u përkëdhelur në shtrat, ku këngëtarja e hitit “This Is How We Do” shfaqet e veshur në një bluzë të bardhë dhe të brendshme blu.

Të gjitha lajmet nga Katy Perry
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Katy Perry

Dhe drejt fundit, Katy është në motoçikletë me të dashurin e saj të ri, madje bëhet edhe pak e rrezikshme teksa i dashuri i saj drejton.

Në korrik, për një radio Perry tregoi se u frymëzua për një projekt të tillë kur ishte në pushime në Hawaii me të fejuarin e saj, Orlando Bloom.

Me këtë të fundit Katy javë më parë ka thënë se dëshiron të martohet dhe siç duket ceremonia e tyre do zhvillohet në fund të këtij viti.

Orlando para se të martohej me aktoren ishte në lidhje me super modelen amerikane, Miranda Kerr me të cilën ka djalin, Flynn. Gjithashtu edhe zeshkania 34-vjeçare ishte e martuar me aktorin hollivudian, humoristin Russell Brand. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori