LAJMI I FUNDIT:

Katie Cassidy ka refuzuar të shoqërohet me princin Harry se nuk ka dashur të njihet vetëm si e dashura e tij

Katie Cassidy ka refuzuar të shoqërohet me princin Harry se nuk ka dashur të njihet vetëm si e dashura e tij
(Foto: Getty Images)

Katie Cassidy ka bërë të ditur se e kishte refuzuar mundësinë që të lidhej me princin Harry në të kaluarën.

Anëtari i familjes mbretërore britanike është fejuar me aktoren amerikane, Meghan Markle, me të cilën do të martohet gjatë këtij viti.


(Foto: Getty Images)

Ndërsa ylli i serialit “Arrow” ka bërë të ditur se po të kishte shkuar ndryshe një natë në Miami në vitin 2014, do të ishte Katie ajo që do të drejtohej drejt altarit me princin.

“Isha atje me disa shoqe të mia, i kishim përfunduar xhirimet (‘Arrow’), ishim për pushime. Ai kishte ardhur me disa miq të tij… njëri prej miqve të tij më duket se po martohej, prandaj ai ishte pjesë e ndejës së beqarisë”.

Të gjitha lajmet për princin Harry
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për princin Harry

“Ata na thanë: ‘Hej, duhet të vini me ne të dalim bashkë”, ka treguar Cassidy, transmeton Daily Mail.

(Foto: Getty Images)

Aktorja 31-vjeçare, e cila është vajza e Sherry Williams dhe David Cassidy, e kishte refuzuar shansin që të shoqërohej me princin, sepse nuk dëshironte që paparacit ta fotografonin në shoqërinë e tij.

“Me gjithë respektin për princin Harry, por gjëja e fundit që dua është që të më fotografojnë”.

(Foto: Getty Images)

“Jo që kam diçka kundër tij, ai është i mrekullueshëm dhe i dashur, por unë jam një femër që dua të njihem falë meritave të mia, jo vetëm si vajza e dikujt (aktorit David Cassidy) apo e dashura e Harryt. Unë kam identitetin tim”, ka shpjeguar Katie. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Dikur e akuzonte se e helmoi, tani në lidhje me të – kush është i dashuri i ri i Fjolla Morinës?

Magazina
'DailyMail' shkruan për gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit: Malta dhe Belgjika befasi që s'janë në finale - Shqipëria nuk përmendet askund

'DailyMail' shkruan për gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit: Malta dhe Belgjika befasi që s'janë në finale - Shqipëria nuk përmendet askund

Magazina
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kalo në kategori