LAJMI I FUNDIT:

Katër vjet më parë luajti në ligën e dytë të Luksemburgut, tani është në finalen e NBA-së me Golden State

Katër vjet më parë luajti në ligën e dytë të Luksemburgut, tani është në finalen e NBA-së me Golden State
Alfonzo McKinnie (Foto by Matthew Stockman/Getty Images/Guliver)

Alfonzo Mckinnie është basketbollist që ka lindur në Chicago dhe ka studiuar në dy universitete – Illinois dhe Green Bay – ku ishte edhe një prej lojtarëve më të mirë gjersa dy lëndimet në meniskun, ngadalësuan zhvillimin e tij prej sportisti.

Në draftin e NBA-s së vitit 2015, askush nuk donte të rrezikonte të merrte në ekip një lojtar që kishte një histori të gjatë të lëndimeve gjersa më pas vendosi të shpëtojë karrierën duke luajtur në Luksemburg.


East Side Pirats Beruberg-Waasserbelleg ishte një ekip që u krijua vetëm një vit para arritjes së tij, ku shumë shpejt u bë lojtar kryesor.

Alfonzo McKinnie (Foto by Jonathan Ferrey/Getty Images/Guliver)

Ai shpejt u largua nga klubi si koshashënuesi më i mirë i skuadrës me një mesatare prej 26 pikëve. Pas kësaj, ai luajti në Meksikë për një sezon dhe në vitin 2016 nënshkroi me Wind City Bulls, një degë e Chicago Bullsit që bën gara në Ligën e Zhvillimit.

Ai arriti të bëhej pjesë e Toronto Raptors në vitin 2017, e cila e dërgoi sërish në ligën G. Që nga ky sezon është anëtar i kampionëve aktualë të NBA-s, Golden State Warriors, e cila për herë të pesë rresht ka mundësi që të shpallet kampion.

Ndryshe, 26-vjeçari në takimin e fundit kundër Portland Trail Blazers ka luajtur 26 minuta, ku shënoi 12 pikë dhe kishte dy kërcime në ndeshjen e finales së Konferencës së Perëndimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori