LAJMI I FUNDIT:

Katër vite më parë punonte në një furrë buke dhe zgjohej në ora 5 të mëngjesit: Historia frymëzuese e Matheus Nunes

Katër vite më parë punonte në një furrë buke dhe zgjohej në ora 5 të mëngjesit: Historia frymëzuese e Matheus Nunes

Të thuash që Matheus Nunes me origjinë braziliane ka pasur një rritje të shpejtë në futboll do të ishte një nënvlerësim.

Pas një kohe të shkurtër me Wolverhampton Wanderers, Nunes ka nënshkruar me Manchester Cityn për shumën e 55 milionë eurove, në një lëvizje që do të forcojë skuadrën e Pep Guardiolës, ndërsa ata kërkojnë të mbrojnë titullin e tyre për herë të tretë.


Është e lehtë të argumentohet se karriera e futbollit të 25-vjeçarit me siguri nuk mund të bëhet më e mirë se kjo për disa arsye.

Zyrtare: Man City nënshkruan me Nunes
Lexo po ashtu Zyrtare: Man City nënshkruan me Nunes

Së pari, ai i bashkohet një klubi që ka cilësi në çdo repart të fushës.

Së dyti, Nunes tani është pjesë e një skuadre që dominoi futbollin në të gjitha frontet sezonin e kaluar pasi fitoi tripletën që përfshinë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup.

A do ta kishte menduar ndonjëherë Nunes se do të ishte te Manchester City? Nëse do t’ia bënit këtë pyetje katër vjet më parë, përgjigjja e tij ka të ngjarë të ishte: “Jo”.

Katër vite më parë, mesfushori po u dhuronte buzëqeshje banorëve pranë Lisbonës përmes një furre buke ku punonte, raporton SunSport.

Kohë më parë se furra e bukës, Nunes jetonte në Brazil, por u desh të transferohej në Portugali me nënën dhe njerkun e tij kur ishte 13 vjeç.

Veçanërisht, ai u rrit në lagjet e Campo Grande, ku admiroi shumë legjendën braziliane Ronaldinho.

Statistika nuk flasin në favor të tij, por Man City megjithatë e do Nunes
Lexo po ashtu Statistika nuk flasin në favor të tij, por Man City megjithatë e do Nunes

Meqenëse babai i tij biologjik nuk ishte pjesë e jetës së tij, ai duhej të rritej nga nëna e tij Catia, e cila bëri çmos për t’i dhënë një jetesë të denjë.

Ai i tha një herë gazetës portugeze Record në të kaluarën: “Ndonjëherë nuk kishim asgjë për të ngrënë edhe pse nëna ime nuk pushoi së punuari”.

“Ajo është një luftëtare që më ka rrënjosur dashurinë për futbollin. Me të kam marrë prekjet e mia të para. Nëse nuk do të kishim topin, unë dhe vëllai im luanim me çorape”.

Në lidhje me furrën e bukës, Nunes zbuloi se ai punoi atje për disa muaj pasi ishte një biznes familjar.

“Unë erdha në mëngjes dhe ndeshjet ishin pasdite. Unë qëndroja për pesë, ndonjëherë gjashtë orë në këmbë dhe të stërvitesha më pas nuk ishte e lehtë”, ka vazhduar ai.

Nunes punoi në një furrë buke ndërsa zotëronte artin e tij të futbollit në të njëjtën kohë, dhe përfundimisht iu bashkua Ericeirenses, një klub në ligat më të ulëta të Portugalisë.

Ai shpejt u dallua nga skautët dhe përfundimisht u mor nga Estoril, i cili e vendosi atë me ekipin U-23.

Chelsea po ashtu ishte e interesuar për Nunes në vitet e fundit, mirëpo ishte shkruar që ai të luajë nga tani për Manchester Cityn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori